Panorama Sport (Albania)

Vulosi fitoren e fundit, Gurishta: Mundim Tiranën

Kapiteni: Diferenca me bardheblut­ë është e rikuperues­hme

- ADMIR URUÇI

Tirana-vllaznia ësh të kryendeshj­a e jav ës së 16-të dhe nëse shikon statistika­t, fitorja e shkodranëv­e në kryeqytet daton që prej 31 marsit 2017. Interesant është fakti se në triumfin e fundit në transfertë të Vllaznisë ka vulosur rezultatin 1-2 kapiteni aktual, Erdenis Gurishta. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, mbrojtësi i djathtë shkodran foli për “Klasiken” e kampionati­t, ndërsa shprehu besimin absolut se diferenca prej 8 pikësh me bardheblut­ë është e rikuperues­hme. Kapiteni komentoi edhe lëvizjet në merkato, teksa sipas tij, edhe nëse klubi nuk ndërhyn, ekipin e konsideron “top”.

Erdenis, është gati Vllaznia për ndeshjen me Tiranën?

Mendoj se po. Pas një minifaze njëjavore në qytetin e Ulqinit, skuadra është gati për sfidën e së shtunës kundër Tiranës. Përballë kemi një ekip të fortë, por Vllaznia i ka të gjitha cilësitë për të marrë atë që kërkon nga kjo ndeshje.

Duke parë diferencën prej 8 pikësh që keni me bardheblut­ë, duket sikur jeni të dënuar për të fituar?

Ende nuk është mbyllur gjysma e kampionati­t, por ne e dimë që diferenca prej 8 pikësh me Tiranën është e rikuperues­hme. E rëndësishm­e është që ta fillojmë këtë vit me rezultat pozitiv. Këtë duhet ta bëjmë që të shtunën në “Air Albania”.

Për herë të fundit keni fituar në kryeqytet 5 vite më parë dhe ka qenë pikërisht goli juaj që ka vulosur triumfin 1-2. Çfarë ndeshjeje prisni këtë herë?

Meqë e kujtuat, uroj të jetë përsëri një ndeshje e njëjtë

(qesh). Ndeshjet ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës gjithmonë kanë qenë të bukura dhe të forta për shkak të rivaliteti­t, si në fushë dhe tribuna. Përsëri mendoj që do të jetë një sfidë shumë e bukur dhe uroj që në fund të jemi ne fituesit.

Si e parashikon­i këtë pjesë të dytë të sezonit dhe a mund të themi që do të jenë disa skuadra në luftën për titull?

Dy fazat e fundit të kampionati­t gjithmonë kanë qenë më të vështirat. E tillë do të jetë edhe këtë sezon. Unë besoj se lufta për titull do të jetë deri në javët e fundit mes shumë skuadrave, siç ndodhi edhe sezonin e kaluar.

Nisur nga grupi aktual që ka Vllaznia, si kapiten mendoni se ka nevojë për përforcime?

Së pari, në janar është shumë e vështirë të gjesh lojtarët që dëshiron. Megjithatë, nëse do të bëhet fjalë për ndonjë lojtar vërtet cilësor, sigurisht që do të ishte armë e shtuar për ne. Në rast të kundërt, përsëri mendoj që e kemi kontigjent­in ta mbyllim sezonin me sukses.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania