Panorama Sport (Albania)

“Prisni “Prisni Apoloninë Apoloninë e e vërtetë” vërtetë”

“Do të rikthehemi më të fortë e të motivuar për vazhdimësi­në e garës”

- HILMI SALIU

Kryefjala e këtyre ditëve në kampin fierak ka qenë puna intensive për të qenë gati për fillimin e fazës së dytë të kampionati­t. Lojtarët e Apolonisë po stërviten paralelish­t në palestër dhe në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Starti i fazës së dytë nuk është aspak i lehtë për fierakët, sepse gara nis me dy transferta, fillimisht me Erzenin e më pas me Shkumbinin. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, portieri Endrit Çako, deklaron se Apolonia po stërvitet maksimalis­ht për të qenë në formë për pjesën e dytë të kampionati­t.

Si po ecën stërvitja e Apolonisë në këto ditë pushimi të kampionati­t?

Stërvitja ka qenë me ritme të kënaqshme, pavarësish­t se grupi ka qenë pushim rreth një javë për shkak të festave të fundvitit. Jemi rikthyer në stërvitje me seriozitet dhe përqendrim maksimal. Nuk ka vend për pushime, pasi janari është vendimtar për ne, veçanërish­t për qëllimet tona në kampionat.

Ju keni pasur minuta të konsiderue­shme gjatë fazës së parë. Si paraqitet gjendja juaj fizike, por edhe e lojtarëve të tjerë?

Të gjithë janë në gjendje të mirë fizike. Gjatë këtyre ditëve jemi stërvitur edhe në palestër për shkak të ngarkesës që kemi pasur në fazën e parë. Por, problemet fizike janë tejkaluar dhe jemi në formë optimale për pjesën e mbetur të kampionati­t.

Apolonia renditet e shtata. Do të vazhdoni të ngulmoni për kreun?

Të gjithë jemi të motivuar për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe jam i bindur që objektivin sezonal do ta arrijmë. Nuk do të jetë e lehtë, por do të japim “shpirtin” në fushën e lojës. Ndeshje pas ndeshje ne e kemi përmirësua­r lojën tonë dhe tashmë nuk ka më justifikim­e për arritjen e rezultatev­e pozitive.

Mund të themi që fitoret e fundit kanë qenë motivuese për ecurinë?

Ekipi mori shumë besim me fitoret e fundit dhe dëshira jonë ishte që kampionati të mos ndërpritej. Arritëm të merrnim dy fitore radhazi, për më tepër që fituam në transfertë, 0-2 ndaj Vorës. Apolonia do të rikthehet më e fortë dhe më e motivuar për vazhdimësi­në në kampionat.

Sa të lehtë e keni punën me teknikun Kanarsa dhe a po dilni në lojën e tij pas shumë javësh?

Trajneri bën maksimumin, që çdo gjë që ai kërkon në stërvitje të jetë e thjeshtë për t’u kuptuar nga ana jonë dhe për të mos pasur asnjë barrierë për shkak të gjuhës. Për sa i përket stilit të lojës, ne jemi duke u perfeksion­uar nga java në javë dhe faza e dytë do të jetë fytyra e vërtetë e Apolonisë.

 ?? ?? Endrit Çako 29 vjeç, portier
Endrit Çako 29 vjeç, portier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania