Panorama Sport (Albania)

Tërbuni akord me Alsid Tafilin, sot testi i radhës me Erzenin

-

Tërbuni vazhdon të jetë aktiv në merkato. “Panorama Sport” mëson se afrimi i fundit në radhët e pukjanëve është mesfushori shkodran me eksperienc­ë, Alsid Tafili, i cili në sezonin 20082009 ka qenë pjesë e Tërbunit. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën vetë trajneri Elvin Beqiri dhe tani mbetet vetëm zyrtarizim­i i Tafilit në Pukë. Në kuadër të përgatitje­ve dimërore Tërbuni luan sot miqësoren e radhës dhe përballë do të kenë Erzenin. Mikel Metani, që mban edhe shiritin e kapitenit, për “Panorama Sport” tregon situatën aktuale te pukjanët dhe pritshmëri­të që ka Tërbuni në merkato dhe kampionat. “Të parën miqësore e zhvilluam me Vllazninë në Shkodër. Luajtëm bukur përballë një ekipi elitar. Sot do të luajmë me Erzenin, i dyti në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë afruar lojtarë cilësore dhe të tjerë janë në provë. I konfirmuar deri tani është Jurgen Peqini, që mendoj se është afrimi më i arrirë, që përforcon dy sulmuesit e mirëfilltë që kemi si Hysa dhe Keko. Tërbunin e shikoj më të fortë në fazën e dytë dhe nuk do të ecim me barazime si në pjesën e parë. Di që drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë që ia vlen t’i afrojnë në ekip. Ka nga ata që nuk na llogarisin si pretendent­ë, por jemi të vendosur të japim më të mirën dhe mos të lemë pikë gjatë rrugës. Në fazën e parë kemi marrë 8 barazime, 5 fitore dhe kemi pësuar dy humbje. Për momentin dominojnë vetëm barazimet dhe më pak humbjet, por fazën e dytë do t’i eliminojmë duke u munduar të marrim gjithnjë pikët e mundshme. Testi me Erzenin do të vlejë për të testuar lojtarët e rinj dhe na ndihmon për transfertë e parë me Burrelin në kampionat, ku do të udhëtojmë me synimin për të mos dalë pa pikë”, u shpreh kapiteni Metani. DITMIR PEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania