Panorama Sport (Albania)

Gënjeshtra mund ta marrë në qafë, Nole në ankth

Sot vendimi, të tjera fakte kundërshtu­ese për tenistin

- ARTIN LLESHAJ

Pas apelit në gjykatë, Novak Xhokoviç ës htë një qytetar i lirë, por qëndrimi i tenistit serb vazhdon të jetë në rrezik. Kryesisht për shkak të një dëshmie jo shumë bindëse të Noles, i cili pretendon se ka qenë me COVID në mesin e dhjetorit. Një tjetër përgënjesh­trim i kësaj teorie ka ardhur së fundmi nga gazeta franceze “L’equipe”, e cila më 18 dhjetor i ka dorëzuar një çmim numrit një të botës. “Ndeshja më e rëndësishm­e e karrierës së Xhokoviçit”, (kështu u shpreh familja e tenistit pas triumfit në gjykatë) ende nuk ka përfunduar. Tani topi ka kaluar te ministri i Emigracion­it të Australisë, Aleks Hauke, i cili sot do të komunikojë përfundimi­sht nëse Xhokoviç do të qëndrojë në vendin e kangurëve apo jo. Vendimi i gjykatësit Antoni Keli erdhi si rrjedhojë e trajtimit të tenistit nga autoritete­t policore në aeroport, por fjalën e fundit mbi qëndrimin apo jo në Australi të tenistit do ta thotë qeveria. Por, në orët e fundit në skenë ka dalë një tjetër telash që mund t’ia komplikojë gjërat Xhokoviçit.

DEKLARATA FALSE - Pyetjes së autoritete­ve australian­e nëse ka bërë udhëtime në 14 ditët e fundit, Nole iu përgjigj me “jo”. Por, fotot dhe videot në rrjetet sociale tregojnë të kundërtën, teksa tenisti fillimisht shfaqet në Beograd e më pas më 31 dhjetor në Marbeja të Spanjës, në Akademinë Soto Tenis. Formulari që ka plotësuar Xhokoviç paralajmër­on se nëse jepen informacio­ne false konsideroh­et shkelje e rëndë dhe personi në fjalë mund të përballet me masa të forta ndëshkimor­e. Dhe një provë kundër Xhokoviçit janë

fotot pas datës 16 dhjetor. Ndërsa së fundmi ka dalë një tjetër detaj që e nxjerr zbuluar 34-vjeçarin. E përditshmj­a “L’equipe” një ditë më parë ka publikuar takimin që ka pasur me Xhokoviçin, teksa këtij të fundit media franceze i ka dorëzuar çmimin e kampionit

të vitit më 18 dhjetor. Këtë e tregon vetë gazetari Frank Ramela, i cili udhëtoi bashkë me fotografin në Beograd për t’i dorëzuar trofeun Xhokoviçit. “Dorëzimi i çmimit u bë pa praninë e tifozëve. Sigurisht Xhokoviç e hoqi maskën gjatë pozave. Ndërsa për 33 minuta tenisti iu përgjigj të gjitha pyetjeve. Ishim në një tavolinë, sigurisht duke respektuar distancën prej 1 metri. Ndërkohë, kërkesën për ta hequr maskën për 5 minuta, Xhokoviç e refuzoi. Kur u ndamë më vendosi dorën pas shpatullav­e dhe më tha: ‘Përqafoma Parisin e bukur’”, rrëfen gazetari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania