Panorama Sport (Albania)

Thirrja e kapitenit, Handa: Kundërshta­rët të na frikësohen

“Kur pësojmë kryqëzohem vetëm unë, Onana...”

-

Samir Handanoviç do të ketë shansin për të ngritur në qiell trofeun e Superkupës, nëse skuadra që ai udhëheq do të arrijë të mposhtë sot Juventusin. Kapiteni zikaltër pas disa vitesh në errësirë po shijon frytet e besnikëris­ë dhe punës së tij. “Shpërblim për mua? Unë mendoj se një ndeshje e tillë vlen për të gjithë skuadrën dhe jo vetëm për mua sepse trofetë janë të rëndësishë­m për të gjithë dhe gjithë grupi ka sakrifikua­r kur është dashur”, u shpreh lideri i zikaltërve që më pas u ndal tek analiza e kundërshta­rit: “Ndeshja me Juven është delikate dhe ndihet njësoj nga të dyja palët. Ne do të bëjmë maksimumin tonë për të fituar dhe do të luajmë me mentalitet­in që kemi shfaqur këta dy muajt e fundit. Ata janë të fortë dhe vijnë gjithmonë në Milano me qasjen e duhur dhe e dimë që do të jetë e vështirë të përballemi me ta”. 37-vjeçari ama nuk mundi t’u shmangej pyetjeve mbi të ardhmen e tij që duket gjithmonë e më larg Interit. “Nuk më jep aspak bezdi afrimi i Onanës. Kam besim në afku tësitë e mia dhe jam nga ata që mendoj se konkurrenc­a të bën mirë, ndaj jetoj ditë pas dite, nuk bëj programe për 6 muaj”, u shpreh Handa që u kap edhe me komentet e marra pas golit të pësuar ndaj Lacios: “Është e vërtetë që me Lacion pësuam një gol të çuditshëm, por ka një gjë që më bezdis. Kur nuk pësojmë është meritë e

mbrojtësve, ndërsa sapo na shënojnë, është faji i Handanoviç­it”. Edhe pse krah trajnerit Inzagi, slloveni nuk harroi të vlerësonte punën e bërë nga Konte për të cilin tha: “Ne kënaqemi me trajnerin Inzagi, por dua t’u kujtoj të gjithëve që pa fitore nuk ka kënaqësi. Puna e dy viteve që lamë pas na ka sjellë në këtë pikë

jemi”. Në fund kapiteni pati një mesazh për grupin dhe për të gjithë zikaltrit: “Është një stimul kur thonë që Skudeton mund ta humbasim vetëm ne, por kampionati është akoma i gjatë dhe duhet të kemi kujdes. Kundërshta­rët na frikësohen, kishte humbur disi pesha e emrit, por tani ndihet kudo që shkojmë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania