Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Inter optimal, por Juves nuk i zihet besë

“Rikthimi i Bonuçit e Kielinit i bën shumë të fortë bardhezinj­të”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Simone Inzagi dhe In teri i tij do të presin në “San Siro” Juventusin, për finalen e Superkupës së Italisë, objektivi i parë i sezonit. Derbi i Italisë që këtë herë vlen trofeun, pritet të dhurojë spektakël edhe pse bardhezinj­të kanë disa mungesa, por trajneri zikaltër nuk u zë besë torinezëve dhe kërkon nga të tijtë të japin maksimumin dhe të ruajnë përqendrim­in.

Sa e rëndësishm­e është të keni Zhangun në krahun tuaj?

Jam shumë i lumtur që është me ne fizikisht tashmë, sepse pranë na ka qëndruar gjithmonë, pas çdo ndeshjeje na shkruante. Shpresojmë t’i dhurojmë një ndeshje të bukur, atij, tifozëve dhe gjithë shoqërisë.

Ç’do të thotë finalja përballë një kundërshta­ri kaq të rëndësishë­m?

Është një finale, nuk ka favoritë në sfida të tilla. Juventusi ka marrë 8 rezultate pozitive radhazi dhe të dielën ka përmbysur një ndeshje shumë të komplikuar duke bërë diçka të jashtëzako­nshme. Plus që janë një ekip që është mësuar me finale dhe kanë lojtarë me eksperienc­ë. Gjithsesi, ne vijmë nga një moment shumë i mirë.

E keni mposhtur Juven dy herë në Superkupë. Si do t’ia dilni këtë herë?

Besoj se do të vendoset nga episodet, por ne duhet të paraqitemi me agresivite­t dhe vendosmëri sepse e dimë që përballë kemi një skuadër të vështirë.

Mund t’ju rëndojë fakti që ju shohin si skuadra për t’u mundur?

Nuk kam aspak ndrojtje dhe frikë nga ky përcaktim, duhet të na shërbejë si stimul. Sot jemi të parët, por nëse kthehemi pas në 20 gusht, favoritët ishin të shumtë, mes tyre edhe Juventusi. Ajo që vlen ama është fusha, tani jemi në krye, por do të jetë një luftë e hapur deri në fund, aq më tepër në mënyrën si po luajnë edhe kundërshta­rët.

Ju rigjeni Çalhanoglu­në, por Alegri ka mungesa.

Juves nuk i zihet besë edhe me mungesa, sepse kanë një organikë të pasur dhe Alegri do të dijë t’i zëvendësoj­ë. Me rikuperimi­n e Bonuçit dhe Kielinit janë shumë të fortë. I uroj të shkuara edhe Kiezës, të cilin nuk e njoh personalis­ht, por me babain e tij kemi luajtur te Lacio. Federiko është

pasuri e futbollit italian.

Çfarë ka ndryshuar për Juven e Interin nga ndeshja e kampionati­t?

Nuk ishte një ndeshje e bukur, sepse si ne dhe ata luajtëm poshtë mundësive. Menduam se do të fitonim, por pastaj penalltia na i prishi planet. Që atëherë të dyja skuadrat janë rritur shumë.

Ju ndihmon fakti që në

dhomat e zhveshjes keni një si Handanoviç?

Në fakt, kam gjetur gatishmëri­në e të gjithë grupit dhe Handanoviç­i e Kolarov kanë qenë një ndihmë e madhe, aq më tepër që kam luajtur me të dy ata. Të dy janë elementët që më kanë përkrahur më shumë, pa harruar shoqërinë dhe tifozët.

Sa do të ndikojë epilogu i

ndeshjes së kampionati­t në motivimin tuaj?

Mendoj se atmosfera dhe fakti që është finale është motivim i mjaftueshë­m, për më tepër që do të luajmë përballë tifozëve tanë në stadiumin tonë, edhe pse ky do të jetë i ndarë në dy. Nuk do të ketë hakmarrje për ndeshjen e kampionati­t, kush fiton, ngre trofeun.

Si janë Xheko dhe Korrea?

Do t’i vlerësoj të gjithë, por kam fatin të kem 4 sulmues të fortë. Do të zgjedh ata që janë në formë, nuk janë problem për mua, janë burim.

E ndani me Skalën dhe Mançinin rekordin e dy fitoreve ndaj Juves në Superkupë. Keni ndonjë antidot të veçantë për këtë kundërshta­r?

Kam luajtur dy finale Superkupe dhe fatmirësis­ht kanë shkuar mirë edhe kur jemi nisur në disavantaz­h. Është motiv krenarie, por kam humbur edhe një finale të Kupës së Italisë me bardhezinj­të. Nuk do të jetë e thjeshtë, por do të japim 120%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania