Panorama Sport (Albania)

Alegri: Ne, pengesa e zikaltërve për të hapur një cikël fitues

“Janë më të mirët e kampionati­t, por në finale ndodh çdo gjë”

-

Pasi pa Juven e tij nga tribuna të bënte mrekullinë në “Olimpiko”, ku përmbysi një disavantaz­h prej dy golash për 7 minuta ndaj Romës, tani synimi i radhës i Masimilian­o Alegrit është Interi, ndaj të cilit do të tentojë trofeun e parë sezonal. Vetëm dy ditë pas ndeshjes në kryeqytet trajneri bardhezi kërkon të shfrytëzoj­ë në maksimum vrullin e marrë nga ajo ndeshje dhe ta shndërrojë atë në grintën që i duhet formacioni­t për të cilin duhet thënë se mungesat e shumta e kanë gjymtuar. Mes shumë pikëpyetje­sh për titullarët dhe mes përgatitje­ve për ndeshjen, “Konti Maks” ka prekur edhe të tjera tema në konferencë­n për shtyp para ndeshjes.

FORMACIONI – “Nuk i kam as vetë idetë e qarta për formacioni­n sepse më duhet ende të vlerësoj gjendjen e lojtarëve, por fatmirësis­ht kemi rikuperuar Bonuçin dhe ky është një lajm shumë i mirë, aq më tepër pas mungesave të shumta në mbrojtje. Nuk do ta nisë nga fillimi, ndaj po konsideroj dyshen

Kielini-rugani dhe Aleks Sandron, por do të shohim. Di t’ju them që në portë do të jetë Perin sepse Shezni është vaksinuar së fundmi dhe do të hyjë në minutën e fundit në stadium për shkak të ‘greenpass’-it. Duhet të vlerësoj edhe Dibalën sepse ka kaluar shumë kohë që kur ka luajtur kaq shumë. Nga ana tjetër Kulusevski do të duhet të rritet dhe të arrijë maturiteti­n që i duhet për të bërë kapërcimin cilësor dhe për të treguar bagazhin e tij”.

KIEZA DHE MERKATO – “Kam folur me Kiezën dhe më vjen shumë keq për të dhe për futbollin italian, por janë gjëra që ndodhin dhe duhet të qëndrojë i qetë. Ishte mirë, e di se do të kthehet më i fortë. Nuk do të bëjmë ndërhyrje pse mungon Federiko, sepse kemi shumë alternativ­a në repartin ofensiv”. NDESHJA ME ROMËN – “Nuk ishte keq ta shikoje nga tribuna, dukej më e ngadaltë (qesh). Landuçi duhet të përgatitet përsëri sepse do të jem i skualifiku­ar edhe në Kupën e Italisë. Duke parë që shkoi mirë, po mendoj të shkoj më shpesh në tribunë...”

MAROTA – “Është e vërtetë që kam folur me Marotën këto dy vitet e fundit sepse unë gjithmonë i kam mbajtur kontaktet me ish-drejtuesit e mi. Kemi edhe një anë njerëzore përveç asaj profesiona­le dhe ndonjëherë dalim për drekë në Milano, por nuk i mbaj marrëdhëni­et vetëm me të, por edhe me Galianin me të cilin flasim dy herë në javë”.

FINALJA – “Cilido qoftë rezultati i ndeshjes, nuk duhet të na ndikojë sepse këtu duhet të mbizotëroj­ë ekuilibri që asnjë ndodhi pozitive apo negative të mos e prishë. Nuk jam penduar për zgjedhjen time për Juventusin, edhe pse do të na duhet pak kohë për t’u kthyer në protagonis­të absolutë. Do të përballemi me skuadrën më të mirë të kampionati­t, por në një finale mund të ndodhë çdo gjë”. INTERI – “Nuk e di nëse zikaltrit do të mund të hapin një cikël, por ne do të bëjmë ç’është e mundur për t’u vënë shkopinj nën rrota dhe nuk do t’i lejojmë. Sivjet do të kërkojmë t’u afrohemi sa më shumë kryesuesve, ndërsa vitin tjetër duhet të luftojmë për titull”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania