Panorama Sport (Albania)

8 ndeshje në janar, “San Siro” është një... grackë dëmtimesh

Terreni i rënduar tremb Interin, Juven dhe Milanin

-

Janari do të jetë një muaj shumë i dendur për Interin e Milanin, me terrenin e stadiumit “San Siro”, i cili është i detyruar që të përballojë çmendurira në një hark kaq të vogël kohe. Por, më shumë sesa për merakun e tapetit të gjelbër të impiantit, në ankth janë dy skuadrat milaneze që luajnë në të, por edhe Juventusi, i cili do të shkelë mbrëmjen e sotme, duke parë edhe emergjencë­n me të cilën përballen torinezët në grupin e lojtarëve. Shifrat thonë se në xhiron e 17 ditëve “San Siro” do të presë 8 takime, por ndërsa dy janë luajtur deri tani (Milan-roma më 6 janar dhe Inter-lacio 9 janar), në 11 ditët në vazhdim, duke nisur nga sot, “San Siro”-s do t’i duhet të përballojë

edhe 6 takime të tjera, me shpresën se ndoshta në fund të janarit do të ketë mundësi për ndërrimin e disa pjesëve të dëmtuara. Situata, duke parë edhe motin e ftohtë që ka nisur të bëjë, flet për disa “anekse” në të cilat janë hapur disa gropa, disa gracka të rrezikshme dëmtimesh që do të shtyjnë fillimisht Interin dhe Juven

sot në orën 21:00, të bëjnë mjaft kujdes. Gjithsesi, ky problem nuk është se u zbulua në janar, duke qenë se situata me terrenin e lojës ka qenë e rënduar me kohë, me Lautaro Martinezin që u ankua: “Lodhemi që të bëjmë lojën tonë në një fushë si kjo. Shpresojmë që terreni të rregullohe­t, ndryshe jo vetëm nuk mund të luajmë në lartësinë tonë, por rrezikojmë edhe dëmtime”, u shpreh interisti më 1 dhjetor. Këto kritika u mirëpritën edhe nga trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pas ndeshjes me Liverpulin që vulosi eliminimin e “Djallit” nga Europa: “Aktualisht ‘San Siro’ ka një terren loje shumë të rënduar. Këtë gjë e bisedova edhe me Klopin, i cili u shpreh i frikësuar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania