Panorama Sport (Albania)

“Zonja” kërkon suksesin e 10-të, dueli Inzagi-alegri...

-

Duke ardhur pas dy fitoreve të shkëlqyera kundër dy ekipeve romane, Interi dhe Juventusi janë gati për betejën e edicionit të 34t të Superkupës së Italisë, në program sot, ora 21:00, në “San Siro”. Bardhezinj­të, të cilët kanë fituar në të tria rastet që ky kompeticio­n është zhvilluar në muajin janar, do të kërkojnë trofeun e 10-të në histori. Alegri regjistron pjesëmarrj­en e tij të shtatë, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje në Superkupë (duke parakaluar Marçelo Lipin me 6). Ndërsa Inzagi do të kërkojë trisin personal pas dy fitoreve në po kaq finale me Lacion. Në precedenti­n e fundit në vitin 2005, zikaltrit morën më të mirën, me suksesin 1-0 firmosur nga Veron në Torino.

STATISTIKA­T

- Ky është edicioni i 34-t i Superkupës, me Juven që e ka ngritur trofeun në 9 raste (të paktën dy herë më shumë se çdo skuadër), ndërsa Interi ka triumfuar 5 herë.

- “San Siro” është stadiumi ku janë luajtur më shumë ndeshje të këtij kompeticio­ni: 11, më shumë se dyfishi nga çdo stadium tjetër.

- Ky do të jetë rasti i katërt që Superkupa luhet në janar: në tre precedentë­t e mëpërparsh­ëm (1996, 2019 dhe 2021) trofeun e ka ngritur gjithnjë Juventusi.

- Bardhezinj­të janë të pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticio­net ndaj Interit (7 fitore, 4 barazime): suksesi i vetëm i zikaltërve është një 2-0 në kampionat në janarin e 2021-shit.

- Bilanci në 8 përballjet e fundit mes Interit dhe Juves në “San Siro” në të gjitha kompeticio­net është një ekuilibër perfekt: 3 suksese për secilën skuadër dhe 2 barazime. Për t’u përmendur është fakti që skuadra e Milanos ka shënuar gjithnjë gjatë kësaj serie rezultates­h. - Interi do të rikthehet të luajë një finale të Superkupës për herë të parë që prej vitit 2011, kur u mund 2-1 nga Milani në Pekin.

- Juve, skuadra e fundit që ka ngritur trofeun, ka marrë pjesë në të nënta edicionet e fundit të Superkupës, por vetëm një herë gjatë kësaj serie e ka fituar trofeun dy herë radhazi: 2012 dhe 2013. - Juventusi (28) dhe Interi (17) janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në historinë e kompeticio­nit, përjashtua­r lotarinë e penalltive.

- Interi ka humbur vetëm 1 nga 16 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticio­net: 0-2 ndaj Realit të Madridit në fillim të dhjetorit 2021, duke arritur 13 suksese gjatë kësaj ecurie, përfshirë katër të fundit.

- Juventusi ka vendosur një seri prej 8 ndeshjesh radhazi pa humbje (6 fitore dhe 2 barazime). Disfata e fundit për “Zonjën e Vjetër” daton në nëntor 2021, në kampionat kundër Atalantës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania