Panorama Sport (Albania)

Kielini: Inter harroje Superkupën, fito titullin!

“Rregullorj­a? Mungesat e Kuadrado-de Ligt, absurditet”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Xhorxho Kielini, një kapiten me eksperi encën e tij e di që edhe pse Juvja është në një situatë emergjence për shkak të dëmtimeve, mund ta fitojë Superkupën e Italisë ndaj Interit. “E dimë që zikaltrit janë shumë të fortë, ata po bëjnë mirë dhe është logjike që janë favoritë. Por, edhe pse të tillë, në një ndeshje teke gjithçka mund të ndodhë”. Veterani i “Zonjës së Vjetër” ndërkohë sulmon rregullore­n, lidhur me skualifiki­met e Kuadrados dhe De Ligt, ndonëse kartonët janë marrë në kampionat. “Nuk ka sens që çdokush që merr karton në kampionat të mos luajë një finale të një turneu tjetër. Nuk ka logjikë dhe shpresoj që atyre që i është ngarkuar kjo detyrë ta ndryshojnë këtë rregull. Kam kohë që kam apeluar ndaj një zgjedhjeje si kjo dhe nuk e them vetëm sepse po e vuajmë ne sivjet, por edhe në të kaluarën kur nuk kemi pasur një problem të tillë, por

rivalët tanë po”, bëri hyrjen e tij në konferencë­n për shtyp, “King Kongu” i mbrojtjes bardhezi.

Xhorxho, si e prisni këtë finale, pas fitores së çmendur me Romën?

Duhet të kemi vazhdimësi në rrugëtimin tonë. Fitorja e së dielës është një injektim i mirë euforie, por të mos e teprojmë. Në këtë sezon kemi vuajtur shumë faktin që nuk kemi qenë të qetë psikologji­kisht. Por, ndaj Interit është një

finale. Do të na duhet një ndeshje perfekte për vetë faktin se përballë kemi një skuadër të madhe. Do të jetë një ndeshje teke dhe gjithçka mund të ndodhë, kundrejt kampionëve në fuqi dhe pretendent­ëve për të fituar sërish titullin në Serinë A.

Çfarë nuk duhet të nënvlerëso­ni ndaj këtij Interi?

Janë një skuadër fizike dhe taktike. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Përveç Kiezës dhe mungesave absurde për kartonë, të gjithë të tjerët janë mirë. Për sa i përket Federikos, e di se çfarë do të thotë një dëmtim i atillë, e kam vuajtur vetë, prandaj nëse nuk do ta nënvlerëso­jmë kurrsesi Interin, unë kërkoj që të zbresim në fushë më të karikuar, për të fituar edhe për ata që mungojnë te Juvja.

Ju si ndiheni fizikisht, jeni gati të luani nga minuta e parë?

COVID-I më trazoi disi Krishtlind­jet, por jam në

formë. Jam stërvitur pa ndërprerje ditët e fundit. Nuk do ta nisim ndeshjen si favoritë, por ashtu si ndaj Atalantës dhe këtë herë shpresoj që në fund të jemi ne fituesit. Është një fatkeqësi që në atë stadium të bukur nuk do të ketë një numër të plotë tifozësh. Por, i rëndësishë­m është shëndeti dhe për këtë duhet të respektojm­ë rregullat.

E kishit menduar një Inter kaq të fortë dhe një Juve me kaq shumë vuajtje?

Pyesni Bastonin... Në tetor ia thashë se vetëm ju mund ta humbni kampionati­n. Ata janë një skuadër e kompletuar, luan me sisteme të ndryshme dhe kjo nuk më surprizon te ta. Largimi i Ronaldos ishte një humbje e madhe për ne dhe ndikoi jo pak në balancat e skuadrës. Por, tani po rikthehemi grup dhe nëse do një tjetër këshillë, Bastonit i them: Lëreni Superkupën, përqendroh­uni te kampionati (qesh)...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania