Panorama Sport (Albania)

“Klasikja” e Superkupës, nën dominimin madrilen

-

Barcelona dhe Reali do të përballen sonte në mbrëmje në Arabinë Saudite në gjysmëfina­len e parë të Superkupës së Spanjës. Për herë të parë këto dy ekipe përballen mes tyre në këtë format të ri të Superkupës që zhvillohet prej katër sezonesh me modelin “final four”. Por, Barcelona dhe Reali janë përballur edhe plot 6 herë të tjera mes tyre në të shkuarën në Superkupë, me 5 suksese të “Los Blancos” dhe vetëm një të “Blaugranav­e”.

- Që nga viti 1982 kur është zhvilluar edicioni i parë i Superkupës së Spanjës, Barcelona dhe Reali janë përballur shtatë herë mes tyre. E para daton në vitin 1988 me Realin që triumfonte në “Bernabeu” 2-0 dhe më pas edhe në “Camp Nou” me shifrat 2-1. Në total, bilanci anon dukshëm nga Reali, me 6 suksese, kundrejt vetëm një të Barcelonës. - Suksesi i vetëm i Barcelonës në Superkupën e Spanjës kundër Realit daton në vitin 2009 kur katalanasi­t drejtohesh­in nga Pep Guardiola. Ishin vitet kur Barcelona e Guardiolës dominonte gjithçka në Spanjë dhe në Europë. - Rivaliteti mes Barcelonë dhe Realit ka qenë në çdo përballje mes tyre, madje edhe në miqësore. Për të qëndruar te Superkupa, “Klasiket” me takime dyshe kanë dhuruar shumë gola dhe duele me mjaft intensitet. Reali ka fituar në dy raste me shifrat 4-1 ndaj Barcelonës, e para në vitin 1990 dhe e dyta 7 vjet më vonë, në një ndeshje kur Roberto Karlos u godit me një çakmak në kokë.

- Edhe pse në duelet mes tyre në Superkupën e Spanjës, Reali ka fituar shumë më tepër se Barcelona, katalanasi­t mund të krenohen me faktin se ata janë skuadra me më shumë trofe të Superkupës. Kështu, Barcelona ka fituar 13 trofe kundrejt 11 të Realit të Madridit. Po ashtu, Barcelona numëron dhe 11 finale të humbura kundrejt 5 të Realit. - “Klasikja” e sotme si të tjerat që do të vijnë do të “vuajë” mungesën e yjeve si Mesi e Ronaldo. Pikërisht argjentina­si tashmë pjesë e PSG-SË është lojtari që ka shënuar më shumë në Superkupën e Spanjës, plot 14 gola, dy herë më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Raul Gonzales. Po ashtu në “Klasiket” në Superkupë, Mesi është golashënue­si më i mirë me 6 rrjeta, duke lënë pas Kristiano Ronaldon me 4. - Për herë të fundit, Reali dhe Barcelona janë përballur mes tyre në Superkupë në vitin 2017 me dy suksese të “Los Blancos”, 3-1 në “Camp ou” dhe 2-0 në “Bernabeu”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania