Panorama Sport (Albania)

PSG pa një identitet të qartë, 111 formacione të ndryshme në 2 vite

Nga Tuhel te Poçetino, kurrë nuk startoi i njëjti ekip

-

Njëqindenj­ëmbëdhjetë herë PSG! Në më shumë se dy vite, klubi francez nuk ka hedhur kurrë në fushë të njëjtën skuadër dhe ndoshta identifiko­het ky si problemi kronik i identiteti­t të klubit të emirit të Katarit, që gjithsesi dominon në Francë, kryeson +11 pikë, është kualifikua­r në 1/8at e Kupës së Francës dhe në ato të Ligës së Kampioneve, ku do të përballet me Realin. Por, deri tani, trajneri Poçetino nuk ka arritur kurrë që të gjejë stilin e lojës së përshtatsh­ëm në një skuadër plot ego dhe kampionë.

Prej javësh, mediat franceze shtyjnë teknikun

IDETË–

argjentina­s drejt largimit, ndërsa Poçetino gjatë një interviste për “L’equipe” pranoi: “Nuk jam këtu për të aplikuar idetë e mia, por ato të klubit”. Ai është përballë problemit të gjetjes së recetës për të bashkëjetu­ar në një skuadër Mesi, Nejmar dhe Mbape, lojtarë si Di Maria, Ikardi, Vajnaldum, Verrati dhe një

mes Paradesit, Guejesë, Herrerës ose Pereirës. Pa harruar duelin e portës, Donaruma-navas, po në perspektiv­ë me integrimin e Serxho Ramosit, shtohen edhe dilemat në qendër të mbrojtjes mes kapitenit Markinjos dhe Kimpembes.

Një problem i një skuadre të pasur, por seria e 111

STILI–

formacione­ve të ndryshme përfshin edhe vitin kur në stol ishte Tomas Tuhel, i cili nisi të ndryshonte sistemin e lojës sistematik­isht në fund të dhjetorit 2019. Por prej atëherë, PSG-JA nuk ka zbritur kurrë në fushë me të njëjtët lojtarë. Me gjermanin në stol, skuadra kryeqyteta­se nuk gjeti një identitet të qartë loje. Pas disa ndryshimev­e taktike, tekniku aktual i Çelsit e vuri theksin te loja ofensive, duke lënë pak pas dore atë mbrojtëse. Ndërsa Poçetino, i cili mori drejtimin e stolit pak më shumë se një vit më parë, fillimisht preferoi të konsolidon­te prapavijën dhe pastaj të ndërtonte.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania