Panorama Sport (Albania)

Joshua Kimish jashtë forme, “sherr” me veten dhe stërvitje ekstra

COVID-I ka lënë me pasoja yllin bavarez që luajti vetëm 75 minuta

-

Në ndeshjen e parë të 2022-shit, Bajerni i Mynihut bëri një paraqitje zhgënjyese në shtëpinë e tij. Sigurisht që mungesat e shumta në formacioni­n e parë bënë që skuadra kampione të vuajë jo pak ndaj Gladbahut, e cila u tregua dinake duke marrë në shtëpi tri pikët.

Një nga lojtarët më të inatosur në fund të ndeshjes ishte Joshua Kimish. Mesfushori nuk e kishte vetëm me rezultatin, por dhe me formën e tij fizike. Ai nuk ishte i kënaqur me faktin që luajti vetëm 74 minuta. Por, duke parë pasojat që i la COVID-I në mushkëri, 26-vjeçari duhet të jetë i kënaqur dhe me aq. Ai mungoi në tetë ndeshje që Bajerni luajti nga muaji tetor deri në fund të dhjetorit. “Josh nuk mund të luante më shumë se aq. E pashë që kishte lodhje fizike dhe mendova që është më mirë që ai të pushonte dhe të mos rrezikonte ndonjë dëmtim”, tha trajneri Nagelsman pas ndeshjes duke justifikua­r zëvendësim­in e mesfushori­t. JASHTË ROLIT

Nuk ishte eksperienc­a e vetme që Kimish përjetoi në atë

ndeshje. Për herë të parë në epokën e Nagelsmani­t, mesfushori i qendrës luajti si mbrojtës me tre. Ishte më se e pritshme që Kimish të luante në atë pozicion duke parë mungesat e shumta para ndeshjes. Në ndeshjen ndaj Këlnit ai pritet të rikthehet sërish në pozicionin e tij të preferuar, atë të regjisorit.

STËRVITJE JASHTË ORARIT Çfarë duhet të bësh kur nuk je në kondicioni­n e duhur fizik? Të stërvitesh më shumë. Këtë gjë ka bërë dhe ylli gjerman që dje erdhi i pari dhe u largua i fundit nga qendra stërvitore. Pasi kreu stërvitjen me skuadrën, Kimish kaloi dhe shumë minuta të tjera në palestër duke punuar me fizioterap­istin

e skuadrës. Ai kërkon të rikthehet sa më shpejt në kondicioni­n e tij më të mirë fizik. Përpara është një fazë e dytë e mbushur me ndeshje të rëndësishm­e si në kampionat ashtu dhe në Champions. Për të mos harruar në fund të vitit dhe kampionati­n Botëror, ku Flik pret një Kimish në versionin lider.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania