Panorama Sport (Albania)

“Bajerni nuk gabon dy herë, Dortmundi shpresa te ‘Klasikja’”

-

“Është hapur sërish lufta për titullin kampion? Unë mendoj që ende jo. Edhe pse Dortmundi fitoi në një ndeshje të çmendur në Frankfurt. Përse? Sepse eksperienc­a, kualiteti individual, dëshira për të fituar dhe e shkuara, kanë treguar se askush nuk mund të parakalojë bavarezët në luftën për titull. Askush nuk ka tentuar ta bëjë këtë edhe pse Bajerni shpeshherë ka lënë disa pikë rrugës duke bërë që kampionati të hapet me dashje apo pa dashje. Për Bundesligë­n dhe tifozët, lufta për titull do të ishte fantastike. Fakti që Bajerni la pikë në një ndeshje ku mungonin shumë titullarë dhe fakti që sfida e radhës do të luhet në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Këlnit, bën të mendosh se Borusia mund të ketë dhe një shans të dytë për t’u afruar dhe me tri pikë më shumë. Por, nëse Nagelsman fiton në fundjavë, atëherë gjithçka ndryshon në favor të kampionëve”.

RIKTHIMI I NOJERIT, JETIK

“Po, Bajerni u mund në shtëpi ndaj Gladbahut dhe rikthimi i Nojerit në portë do të kishte një ndikim të madh në skuadër. Nuk kam asgjë me Ulraishin, po skuadra sillet shumë ndryshe kur Manul është në portë, ndoshta dhe pa bërë asgjë. Kur skuadra të rikthehet e plotë, atëherë Dortmundi duhet të nisë të trembet sërish. Nuk mund të përfytyroj­ë dy humbje radhazi të Bajernit”.

BVB ME MORAL TË LARTË

“Ajo që të jep shpresë për një kampionat të fortë dhe të luftuar deri në fund është morali i lartë i treguar nga skuadra e Borusias në ndeshjen ndaj Frankfurti­t. Të besosh ende kur rezultati është 2-0 në disfavor, është diçka që jo shumë skuadra mund ta bëjnë. Kjo të jep shpresë që në ndeshjen e radhës në shtëpi, kur verdhezinj­të të jenë ende nën efektin e euforisë. Kundërshta­ri i ardhshëm do të jetë Fraiburg, sa i lehtë dhe aq i vështirë për skuadrën e Roses”.

FINALJA NË MYNIH

“Nëse fitorja në fundjavë do të ndihmonte Borusian për t’u bërë akoma dhe më e rrezikshme në fushë, shpresojmë që kjo të zgjasë për shumë javë. Nuk mund të mbahet shpresa te një humbje tjetër e Bajernit, pasi kjo vështirë se mund të ndodhë edhe një herë tani shpejt. Shpresa e vetme që Borusia duhet të ketë është dueli direkt që në fazën e dytë do të luhet në shtëpinë e kampionëve, aty ku ata gabojnë shumë pak në ndeshje të tilla. Janë ndeshje vendimtare dhe për këtë Bajerni ka shumë lojtarë ekspertë. Që të shpallesh kampion duhet të mundësh kampionët, dhe kjo nuk është një detyrë e lehtë aq dhe jo e pamundur kur në skuadër ke lojtarë si Marko Rojs, Mats Humels, Erling Haland dhe për më tepër, një tifozëri të etur për titull”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania