Panorama Sport (Albania)

Ndryshim strategjie, tani do të jetë një Dinamo me “ekspertë”

Merkatoja e janarit, blutë u fokusuan më shumë te lojtarët e sprovuar

- FATJON RUPI

Pjesa e parë e sezonit, që ende nuk ka mbërritur në gjysmën e saj, i ka shërbyer Dinamos për të kuptuar më mirë se çfarë ka bërë gabim në verë. Sigurisht, kur merr mbi 20 lojtarë të rinj, mundësia për të gabuar është më e madhe dhe Dinamo nuk bën përjashtim, por tani, në merkaton e dimrit kushtet janë të tjera. Përveç disa lojtarëve me përvojë, si Agim Ibraimi, Eni Imami, Besir Demiri, Aleksandër Sofranak, Enis Gavazaj dhe Goran Siljanovsk­i apo ndonjë tjetër, blutë afruan edhe shumë të rinj deri në 22-23 vjeç, një pjesë e të cilëve edhe titullarë. Objektivi i kryeqyteta­sve

të rikthyer në Superiore pas shumë vitesh ishte që të luftonin për trofe dhe t’u jepnin mundësinë të rinjve të rriteshin e të bëheshin gati për t’u shitur, por shpejt u kuptua se është shumë e vështirë ta bësh këtë. Ato 15 ndeshje kampionati treguan se objektivi duhet

të jetë më i qartë: ose do të pretendosh trofe, ose do të rritësh të rinjtë. Pra, duhet një raport më i drejtë në ndërtimin e skuadrës me pretendime­t e saj sezonale. Për të pritur me durim rritjen e të rinjve dhe për të pretenduar trofe me ta është pak e vështirë, sidomos në

Shqipëri. Një skuadër si Dinamo ka nevojë për më shumë lojtarë të sprovuar. Shembulli më i qartë është Stefen Çinedu, sulmuesi që nuk mundi të udhëheqë këtë repart.

NDRYSHIMI - Lëvizjet e bluve në merkaton e dimrit tregojnë qartë se tashmë parësor është rezultati. Dinamo nuk mund të qëndrojë në vendet e fundit dhe të luftojë për mbijetesë, ndaj dhe duhen rezultatet sot për sot, të rinjtë mund të ingranohen gradualish­t. Disa të rinj janë larguar, kurse në katërshen e lojtarëve që trajneri Bledi Shkëmbi kërkoi si përforcime,

bie në sy fakti se ata janë me shumë përvojë, të gjithë mbi 24 vjeç. Sabien Lilaj dhe Rexhinaldo, respektivi­sht 32 dhe 31 vjeç, pritet të jenë dy “leva” të forta në ndryshimin e Dinamos për vazhdimin e sezonit. Janë lojtarë me kualitet, me shumë përvojë dhe që e njohin shumë mirë futbollin shqiptar. Edhe dy të tjerët, mbrojtësi Olivier Kingue dhe braziliani Denison Silva, përveç kualitetit të pretenduar, kanë edhe përvojë, sidomos kamerunasi që vjen nga Çekia. Kingue është 25 vjeç, kurse Devison 24 vjeç. Që të katërt këta lojtarë në letër llogariten titullarë në formacioni­n blu, duke bërë që mosha mesatare të rritet ndjeshëm dhe po ashtu edhe performanc­a. Duke pasur më shumë lojtarë me përvojë në fushë, Dinamo pritet të jetë më stabël dhe më kompetitiv­e, edhe pse gjithçka e vërteton vetëm fusha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania