Panorama Sport (Albania)

Bylisi, fitore tenistike me dinamovitë­t për U-21

-

Bylisi është udhëheqësi i Kategorisë së Parë, por ballshiotë­t po e tregojnë veten edhe me ekipin U-21, që në sezonin e fundit u shpallën kampionë të kësaj kategorie. Bylisi U-21 luajti dje ndaj Dinamos në kompleksin sportiv të klubit. Një sfidë e dominuar tërësisht nga Bylisi, me lojë raste dhe gola, madje ka qenë një sfidë ku trajnerët kanë aktivizuar edhe lojtarë të ekipeve të para, një taktikë që është përdorur edhe vjet në Ballsh. Në formacioni­n e Bylisit ranë në sy emrat e portierit Miftari, por edhe të Qardakut, Spahiut, Alinanit, Eminit, Ruçit, Maçollit, Eminit, Muçollarit, Carkanjit, Beqajt etj. Takimi përfundoi me rezultatin 61 për Bylisin, ku nga dy gola realizuan Spahiu dhe Qardaku, ndërsa me penallti realizoi Ruçi. Për të mbyllur serinë e golave vendës ka menduar Emini. Ndërkohë që me kërshëri e kanë ndjekur ndeshjen drejtuesit më të lartë të Bylisit, teksa ka mbajtur shënime edhe trajneri Jeton Beqiri. Edhe këtë sezon, mallakastr­iotët janë pretendent­ë kryesorë për të fituar titullin kampion në kampionati­n U-21, ndërsa ende nuk është parë mirë sulmuesi brazilian Rafael Barboza, që është dëmtuar dhe është detyruar të punojë i diferencua­r nga grupi. Në fundjavë pritet që Bylisi të programojë ndeshje me ndonjë nga ekipet e së Parës, që do të shërbejë si një test zyrtar në prag edhe të startit të fazës së dytë, ku presin Besëlidhje­n në Ballsh. Ndërkohë që deri tani, ka dy largime zyrtare sikurse edhe janë Alish Gavazaj dhe Frenklin Ntepe, në Ballsh presin mbrojtësin Milosh Stojanoviç që është në trajtim shëndetëso­r në shtetin e tij Serbi me lejen e klubit. ERION SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania