Panorama Sport (Albania)

Abazaj: Abazaj: Komod Komod në në Pogradec Pogradec

“Rikthimi në shtëpi më ndihmon të kap formën, ja premtimi për tifozët”

- REDI DANDALLAKU

Marin Abazaj pasi zgjidhi me kon sensus kontratën me Dinamon rikthehet në vendlindje të luajë për skuadrën ku hodhi hapat e parë në karrierë. Për “Panorama Sport” ai tregon çfarë nuk shkoi mirë te blutë, si dhe flet për kthimin te Pogradeci ku trajner është i ati, dhe të ardhmen.

Marin, si ndiheni pas rikthimit në shtëpi?

Ndihem shumë mirë pas një periudhe të keqe që kalova. Mendoj se këtu është ambienti i duhur për të gjetur veten përsëri.

E kujt ishte ideja për rikthimin te Pogradeci, e juaja apo e babait?

E gjithë ideja ka qenë imja, por duke folur dhe me babain sigurisht.

U larguat si një talent në rritje për te Dinamo, por nuk patët minutazhin e duhur. Çfarë mendoni se nuk shkoi te kryeqyteta­sit?

Unë gjithmonë jepja maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Jam tip që çdo herë gabimin e gjej te vetja, por këtë radhë ishte diku tjetër. Koha do të tregojë se cilat ishin shkaqet që aventura s’shkoi siç duhet.

Ndikoi për keq kalimi te Dinamo apo ju ndihmoi të rriteni si lojtar?

Sigurisht që ndikoi për keq psikologji­kisht, pasi gjërat shkuan kundër asaj që unë kisha parashikua­r.

Ishte konkurrenc­a e madhe te Dinamo apo minutazhi i paktë që ju dha trajneri Shkëmbi, për të zgjedhur largimin nga andej?

Ka qenë minutazhi i paktë që kam marrë. Sa për konkurrenc­ën, ajo ekziston në çdo ekip. Nuk ka qenë konkurrenc­a arsyeja e largimit.

Mendoni se rikthimi në Pogradec do t’ju rrisë edhe më shumë dhe se do të jetë një trampolinë për të kaluar

në një skuadër tjetër me emër?

Mendoj që rikthimi këtu do të më ndihmojë për të kapur formën time më të mirë dhe të më bëjë më të përgatitur për të ardhmen.

Tani jeni pranë familjes, keni rigjetur shokët në ekip, babain trajner, besoj se ndiheni më i qetë. Çfarë i premtoni tifozërisë pogradecar­e?

Tifozërisë i premtoj që do të shohë një ekip komplet tjetër nga ai që ka parë në fazën e parë të kampionati­t. Çfarë ka ikur, ka ikur, nuk kthejmë dot gjë mbrapa. Me punë duhet të arrijmë aty ku na takon.

 ?? ?? Marin Abazaj 20 vjeç, mesfushor
Marin Abazaj 20 vjeç, mesfushor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania