Panorama Sport (Albania)

Ribaj: Flamurtari, për nivel tjetër

Sulmuesi flet për Kupën dhe sqaron pse bëri zv.trajnerin në miqësoren me Albpetroli­n

- ERMAL SIKA

Flamurtari është një ekip për kategori tjetër”. Andi Ribaj mendon se skuadra do ta sigurojë objektivin. Për “Panorama Sport”, kapiteni flet për ecurinë e ekipit, por edhe merkaton, teksa thotë se ka vend për ndonjë element cilësor. Duke vlerësuar mbështetje­n e administra­torit Idrizi dhe vlerësimin me premio, Ribaj thekson se Flamurtari nuk do të shënojë tri, por shumë fitore radhazi në fazën e dytë. Ai zbulon edhe ambicien e tij që në të ardhmen të bëhet trajner futbolli dhe sqaron praninë e tij përkrahë Resulit para ndeshjes miqësore me Albpetroli­n.

Ribaj, si po ecën faza përgatitor­e dimërore?

Faza përgatitor­e po shkon shumë mirë. Po punojmë fort që të përballojm­ë fazën e dytë. Ekipi reagoi shumë mirë edhe në miqësoren me Albpetroli­n. Flamurtari është në një situatë shumë të mirë. Jemi të përqendrua­r për të bërë më të mirën për arritjen e objektivav­e.

A ka nevojë skuadra për

Andi Ribaj, 32 vjeç, gjatë miqësores me Albpetroli­n

përforcime?

Në fakt, ne grupin e lojtarëve e kemi. Janë djem të mirë dhe me shumë eksperienc­ë. Normalisht për ndonjë lojtar ka nevojë, por këto gjëra më mirë i di stafi teknik.

Mendoni se do ta siguroni shpejt ngjitjen në Kategorinë

e Parë?

Jemi ndërtuar për të shkuar larg me këtë ekip. Nisur nga objektivi që kemi, do t’i marrim ndeshjet një e nga një, që t’i mbyllim sa më shpejt.

Si ju është dukur kategoria ku bëni pjesë?

Është një kategori e fortë deri diku, por Flamurtari është ekip për kategori tjetër. Jemi aksidental­isht në Kategorinë e Dytë, por do të ngrihemi më të fortë.

Do ta nisni me një ndeshje me Vllazninë për Kupë. E synoni këtë trofe?

Një ndeshje shumë e fortë përballë një prej ekipeve më të mira në Shqipëri. Ne do të luajmë në fushë, pastaj pjesa e rezultatit është një gjë që do të shikohet pas ndeshjes.

Administra­tori Idrizi është shprehur se ka lojtarë më cilësorë se Vllaznia. Si ndiheni

për këtë vlerësim?

E falënderoj­më presidenti­n për këtë vlerësim që na ka bërë.

Jeni gati për 3 fitore radhazi në kampionat për premion e premtuar?

Nuk diskutohet kjo gjë. Jo tri, por shumë fitore radhazi do të marrim.

Para ndeshjes miqësore me Albpetroli­n, ishit përkrah trajnerit Resuli si ndihmës i tij. E synoni trajningun?

Isha për momentin, sepse mungonte profesor Reni (zv.trajneri) për arsye personale (qesh). Kur të var këpucët në gozhdë, ditë që e shoh shumë larg, normalisht që po.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania