Panorama Sport (Albania)

Smaçi: Të mos përsërisim gabimet, Apolonia ka nevojë për përforcime

-

Apolonia do ta nisë fazën e dytë në transfertë ndaj Erzenit. Pozicioni i fierakëve në renditje nuk lejon më ndalesa, sidomos ndaj kundërshta­rëve direkt për elitën. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori Erisildo Smaçi tha se Apolonia po stërvitet me intensitet për transferta­t e muajit janar, pasi dy ndeshjet e para i ka jashtë. Ai pranoi se ekipi ka nevojë për afrime në merkato, sepse konkurrenc­a u bën mirë të gjithëve në skuadër.

Smaçi, a është gati Apolonia për startin e fazës së dytë?

Po stërvitemi maksimalis­ht për nisjen e fazës së dytë dhe synojmë ta fillojmë me rezultate pozitive, sikurse e mbyllëm fazën e parë në muajin dhjetor. I vlerësojmë kundërshta­rët tanë, por në fund Apolonia bën llogaritë e veta për të arritur qëllimin e saj final.

I qëndroni objektivit sezonal, pavarësish­t pozicionit në renditje?

Objektivi ynë sezonal është rikthimi në Superiore, mirëpo ky objektiv arrihet vetëm duke i marrë ndeshjet me radhë. Pa dyshim që pozicioni ynë në renditje është ende larg pritshmëri­ve, por matematika na lejon që të luftojmë deri në fund për vendet e para në tabelën e renditjes.

A ka nevojë Apolonia të ndërhyjë në merkato?

Po, ka nevojë për ndërhyrje, sepse konkurrenc­a në ekip na bën mirë të gjithëve. Gjatë fazës së parë, kemi gabuar jo pak herë dhe repartet tona kanë pasur probleme të dukshme në disa ndeshje të rëndësishm­e. Prurjet e reja sjellin një ritëm tjetër në skuadër dhe sigurisht që Apolonia duhet të përmirësoh­et në pjesën e mbetur të kampionati­t.

Si po shkon puna juaj e përditshme me trajnerin italian Juri Kanarsa?

Të them të drejtën, po kuptohemi mjaft mirë. Gjithmonë na qëndron afër, na udhëzon dhe na orienton drejt në fushën e lojës. Së bashku besojmë se në këtë fazë të dytë të kampionati­t nuk do të përsëriten më gabimet e fazës së parë. HILMI SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania