Panorama Sport (Albania)

Heroi Aleksis Sançez, si u ringjall “Fëmija Mrekulli”

Mes stërvitjes, qenve dhe skandaleve, sulmuesi po rilind

- Përgatiti: NISLI GJINI

Ajo mes Interit dhe Aleksiz Sançezit është një marrëdhëni­e dashuri-urrejtje. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur klubi ka dëshiruar ta heqë qafe sulmuesin dhe kjo është një dëshirë e tyre prej më shumë se një viti. Sot ama, gjithë skuadra mund t’i gëzohet medaljes së artë të Superkupës, falë tij. Goli i shënuar ndaj Juves është edhe një herë tjetër përgjigjja se kur thirret nga Inzagi, ai përgjigjet gjithmonë. Me 33 vitet e tij mbi supe, problemi ka qenë shumicën e kohës fizik, për të mos folur për ato raste kur nuk preferohet nga Inzagi. Por, tashmë duket se “Fëmija Mrekulli” i ka lënë pas dëmtimet që e kanë shqetësuar prej vitesh dhe po ringjallet ashtu si një luan pas plagosjes. Më këtë kafshë e lidh edhe imazhin e tij, ai e përfaqëson në “Instagrami­n” me 13 milionë ndjekës, gjë që e konfirmoi edhe pas finales kur u shpreh se ndihej si një luan në kafaz kur nuk luante. Një sërë arsyesh e kanë ndihmuar ringritjen e Sançezit, që duket se po përjeton një rini të dytë, por mbi të gjitha kujdesi i vazhdueshë­m për formën dhe dashuria e tij për familjen kanë qenë themelet e spektaklit që po ofron Sançez në fushë.

STËRVITJA – Edhe pse ka kaluar shumë dëmtime, Sançez është një “kafshë” në stërvitje, siç e përcaktojn­ë ata që e rrethojnë. Për fizikun muskuloz dhe pa tatuazhe, futbollist­i stërvitet çdo ditë dhe kur është me pushime nuk lejon të kalojnë më shumë se 48 orë pa vrapuar ose pa u ushtruar në palestër. Aleksiz noton, ngre pesha, vrapon dhe gjithmonë kryen seanca shtesë në palestër përveç atyre bashkë me ekipin. Të gjitha këto pa lënë mënjanë lojën me top, dashurinë e tij më të madhe.

DIETA – Por, pavarësish­t stërvitjes, kiliani ka një fiksim edhe për mënyrën e të ushqyerit, ku mishi ka rolin kryesor. Dashuron verën e kuqe dhemaçan, si të gjithë amerikano-jugorët dhe përveç mëngjesit që nuk e braktis asnjëherë, kur ishte tek Arsenali pas ndeshjeve konsumonte gjithmonë sushi. Tashmë konsumon 5-6 vakte në ditë, ndërsa kujdeset që darka të hahet gjithmonë para orës 20:30. Mishi i bardhë dhe perimet e stinës dominojnë në pjatën e tij,

ndërkohë që rëndësi i kushton edhe gjumit. Kur ishte tek Udineze e linte makinën në qendrën stërvitore dhe përshkonte 8 kilometra me këmbë për të qenë në gjendje të flinte 7-8 orë.

QENTË – Një pjesë shumë të rëndësishm­e të kohës së tij

e zënë shëtitjet me qentë e tij që quhen Atom dhe Humber, emrat e të cilëve ishin të shkruar edhe në këpucët e lojtarit në kohën e Mançester Junajtidit, një arsye kjo që të binte pre e talljeve të tifozëve anglezë. Jo vetëm kaq, por qenve u ka dedikuar edhe një profil

në “Instagram”, ku 180 mijë ndjekës.

FAMILJA – Sançez është shumë i lidhur me mamanë e tij dhe me xhaxhain e tij Hozenë, që ka pasur rolin e një babai adoptues që kur babai i tij biologjik i braktisi atë dhe dy motrat e tij. Mamaja

është shpesh pjesë e postimeve të tij, ndërsa jeta private ka qenë gjithmonë një rrëmujë e vërtetë. Lidhjet me modele, videot erotike të mohuara nga ai dhe tradhtitë e shpeshta nga ana e sulmuesit, bëjnë që sot të mos ketë një marrëdhëni­e, të paktën zyrtarisht.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania