Panorama Sport (Albania)

Liverpul-arsenal, fiton... mërzia

Goditja e parë në minutën e 71-të, gjithçka e hapur pas një jave në “Emirates”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Liverpuli nuk arrin të fitojë në “Anfield Road” gjysmëfina­len e parë të Kupës së Ligës kundër Arsenalit edhe pse e luajti më shumë se 75% të ndeshjes me një lojtar më shumë. Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 24-t, pasi ndërhyrja e tij ndaj Diogo Zhotës u gjykua nga Majkëll Oliver se i hoqi mundësinë e shënimit të një goli sulmuesit portugez, i cili po hynte drejt zonës pas asistit të Robertsoni­t. Trent Aleksandër­arnold nuk arriti të ndëshkonte “Topçinjtë” nga ajo goditje dënimi, ndërkohë që londinezët bënë një paraqitje heroike në mbrojtje duke mos lëshuar asgjë ndaj rivalëve në 1/3-at finale të fushës. Për t’u shënuar është fakti që kjo është hera e parë që Liverpuli dhe Arsenali regjistroj­në një barazim 0-0 kur përballen mes tyre në Kupën e Ligës, më shumë se çdo përballje tjetër në historinë e këtij kompeticio­ni. Por Mikel Arteta largohet i buzëqeshur edhe për një arsye tjetër: sepse Liverpuli, nën drejtimin e Jyrgen Klopit, kundër skuadrës Arsenalit ka shënuar 43 gola në të gjitha kompeticio­net, më shumë se kundër çdo rivali tjetër, duke i pasur “Topçinjtë” prenë e tyre të preferuar. Por dje nuk arritën ta thyenin murin e tyre edhe me një forcë më shumë në fushë. Pavarësish­t se pjesën e parë “Reds”-at e mbyllën me një zotërim topi 80% (78% gjatë gjithë ndeshjes), ishte Arsenali që regjistroi goditjen e parë në portë dhe ajo erdhi në minutën e 71të: por prekja e parë e Bukajo

Sakës i lejoi Alisonit që të mos kishte probleme ndaj goditjes së afërt. Takumi Minamino goditi mbi traversë ndërsa pati shansin më të mirë të vendësve në minutat e fundit të ndeshjes. Kështu, nuk ka gola në 90 minutat e para që të dërgojnë drejt “Wembley”-t në 27 shkurt. Mbetet gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet të enjten e ardhshme në “Emirates”. Fituesi do të përballet me Çelsin në finale pasi skuadra e Tomas Tuhelit fitoi me rezultatin e përgjithsh­ëm 30 ndaj Totenhemit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania