Panorama Sport (Albania)

Nojer si lojtar në fushë, propozimi i çuditshëm për Nagelsmani­n

Bavarezët pritet të kenë sërish mungesa ndaj Këlnit

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Situata me Koronavi rusin te Bajerni vazh don të jetë problemati­ke. Fillimi i vitit ka ardhur me surpriza të pakëndshme për ekipin e drejtuar nga Nagelsman. Të paktën nëntë lojtarë rezultojnë pozitivë me Koronaviru­s dhe trajneri Nagelsman nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë me formacioni­n në takimin e së shtunës kundër Këlnit. Mungesat e shumta që në takimin kundër Gladbahut e detyruan trajnerin e Bajernit të bëjë modifikime të panumërta në formacion, teksa një nga risitë ka qenë aktivizimi si titullar i portierit Sven Ulrajsh. Për herë të parë që nga qershori 2020 ai aktivizohe­j si titullar ndaj Gladbahut për shkak se Nojer rezultonte pozitiv me COVID. Duke komentuar situatën te Bajerni, Ulrajsh ka thënë: “Ditët e para kanë qenë vërtet të vështira. Nuk ishim ende të qartë nëse do të nisnim apo jo stërvitjet dhe sa prej nesh ishin infektuar”. Më pas ka ardhur dhe perla e portierit 33-vjeçar, i cili ka hedhur idenë se në kushte të vështira si kjo pandemi, trajneri Nagelsman mund të

hedhë në fushë jo si portier, por si lojtar fushe numrin një të portës së bavarezëve, Manuel Nojer. Nojer mungoi ndaj Gladbahut për shkak të infektimit, por prej ditësh është kthyer në stërvitje me bavarezët. “Sipas meje, Manuel Nojer është portieri më i mirë

në botë në lojën me top. Ai mund të luajë fare mirë si një mbrojtës ose në mesfushë. Mund të kishte qenë një alternativ­ë shumë e mirë për ne në takimin kundër Gladbahut, por për fatin e keq na mungonte për shkak infektimi”, ka thënë Sven Ulrajsh. Në fakt, kjo

ide e hedhur nga Ulrajsh nuk është e panjohur në kampin bavarez. Edhe më parë, kur skuadra drejtohej nga Pep Guardiola, tekniku spanjoll kishte vënë në dukje aftësitë e Nojerit për të bërë jo vetëm portierin, por për t’u sjellë edhe si një lojtar i zakonshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania