Panorama Sport (Albania)

Tsitsipas: Nole na bëri për budallenj

“Shumica e tenistëve kanë zbatuar të gjitha rregullat, Novak Xhokoviç jo”

-

ARTIN LLESHAJ

Ç ështja “Novak Xho koviç” prej ditësh mbetet kryefjalë në të gjitha mediat botërore, teksa qëndrimi i tenistit serb në Australi vijon të mbetet pezull. I akuzuar për dëshmi false për t’u futur në territorin australian, Xhokoviç ende nuk e ka marrë biletën përfundimt­are për t’u bërë zyrtarisht pjesë e turneut Grand Slam Australian Open. Qëndrimet e tij kundër vaksinimit të detyruar kanë hapur debate të forta. Përveç përplasjes me autoritete­t, tashmë Novak Xhokoviç duhet të përballet edhe me sulmet e kolegëve. Së fundmi, Stefanos Tsitsipas është bërë “zëdhënës” i tenistëve, të cilët në kundërshti­m me numrin 1 të botës, i kanë ndjekur dhe respektuar të gjitha rregullore­t. Tenisti grek, i masakruar gjithashtu për numrat e shumtë të “toilet break” dhe i mbrojtur shpeshherë pikërisht nga Xhokoviç, nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë rivalit serb. Në një intervistë të dhënë për një televizion indian, Tsitsipas ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij për sjelljen e Xhokoviçit. “Ka luajtur duke u bazuar në rregullore­n e tij. Ka bërë atë që shumë lojtarë të tjerë nuk e kanë bërë, sidomos pasi ATP-JA njoftoi kriteret për t’u futur në Australi”, deklaroi fillimisht 23vjeçari nga Athina. Më tej Tsitsipas e rriti dozën e akuzave

ndaj numrit një të botës: “Askush nga ne nuk e ka çuar në mend që të vijë në Australi pa u vaksinuar, pasi i dinim shumë mirë protokolle­t dhe rregullat. Duhet vërtet shumë kurajë për të bërë një sjellje të tillë, duke vendosur në rrezik prezencën në Grand Slam. Është

diçka që vështirë se mund të imagjinohe­t nga tenistët e tjerë”. Ndërkohë, kur i kërkohet nëse Nole duhet të lejohet për të marrë pjesë në Australian Open, greku thotë: “Kemi dy këndvështr­ime: nga njëra anë kemi gati të gjithë lojtarët, të cilët janë vaksinuar dhe kanë ndjekur

të gjitha rregullat. Ndërsa në krahun tjetër po shohim që dikush preferon të bëjë sipas qejfit të tij, duke bërë që ne që i ndjekim rregullat të dukemi si budallenj”, shprehet Tsitsipas, i cili aktualisht pozicionoh­et në vend të katërt në renditjen botërore ATP.

 ?? ?? Stefanos Tsitsipas
Stefanos Tsitsipas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania