Panorama Sport (Albania)

Tirana rivesh bardheblu Daboviçin, serbja tërbon rrjetin

Foto “hot”, 39-vjeçarja nuk përmbahet në “Instagram”

- ARTIN LLESHAJ

Tirana Barleti në bas ketboll për femra ka bërë një tjetër goditje të rëndësishm­e në merkato. Skuadra kryeqyteta­se ka nënshkruar me lojtaren serbe Milica Daboviç. 39-vjeçarja ka një eksperienc­ë të madhe në basketboll­in europian, ndërsa për shumë vite ka mbajtur edhe rolin e kapitenes te Serbia. Ajo regjistron një palmares për t’u pasur zili, si medalja e bronztë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” apo titulli kampion në “Eurobasket 2015”. Gjithashtu Daboviç koleksiono­n 4 tituj të Ligës së Serbisë, 3 Kupa, si dhe është shpallur 2 herë kampione në Ligën e Adriatikut. Për Daboviçin, ky do të jetë një rikthim te skuadra Tirana Barleti, pasi edhe në sezonin e kaluar ajo ishte për disa muaj pjesë e skuadrës bardheblu. Basketboll­istja është një njohje e vjetër e kampionati­t tonë, teksa në sezonin 2018-2019 ka luajtur për skuadrën e Flamurtari­t, ndërsa në edicionin 20192020 ka veshur edhe fanellën e Vllaznisë. Lajmin për nënshkrimi­n me lojtaren serbe e ka dhënë vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa Daboviç pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar skuadrës.

E PAPËRMBAJT­SHME NË RRJETET SOCIALE – Përveç aftësive në parket, basketboll­istja Milica Daboviç është gjithashtu shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa vetëm në “Instagram” numëron mbi 159 mijë fansa. Modelja njihet për fotot provokuese, teksa nuk ngurron t’i ekspozojë linjat trupore në publikimet e saj. Me një trup të mbushur me tatuazhe, disa prej tyre madje pranë pjesëve intime, Daboviç,

tërheq shumë vëmendje. Në prag të zbarkimit në Shqipëri, basketboll­istja ka menduar që t’i rrisë temperatur­at e dimrit, teksa ka rikthyer verën me anë të një postimi ku shfaqet me bikini, duke marrë një lumë me pëlqime dhe kompliment­e nga fansat.

ERTA BUJARI: MERKATOJA NUK MBARON KËTU - Eliverta Bujari, kapitene, lidere dhe trajnere në fushë te Tirana Barleti, ka treguar objektivat e skuadrës për “Panorama

Sport”, ndërsa thekson se merkatoja ende nuk është mbyllur për ekipin kryeqyteta­s, duke iu dërguar një mesazh të qartë rivaleve: “Presim që të afrojmë edhe një lojtare qendre dhe besoj se atëherë mund ta quajmë të mbyllur merkaton, pasi jemi të kompletuar. E rëndësishm­e është që ta nisim Kupën e Shqipërisë me një grup të plotë lojtaresh, pasi synojmë fitimin e këtij trofeu. Më pas të shikojmë, por sigurisht objektivi ynë kryesor mbetet fitimi i titullit kampion. E filluam keq kampionati­n, por arritëm të rikuperojm­ë dhe tani gjithçka është në dorën tonë”, deklaron kapitenia bardheblu, e cila me ekipin që plotësohet nga ditë në ditë, tashmë nuk i druhet më kombinacio­neve të çuditshme të rezultatev­e të kundërshta­reve për zonën “play off”, pasi Tirana Barleti e ka gjithçka në dorën e saj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania