Panorama Sport (Albania)

Çfarë ndodhi pas ndeshjes Rovaniemi-vllaznia 1-0?

-

Arratisja e dy futbollist­ëve të Vllaznisë, Arvid Hoxha dhe Lulëzim Bërsheni, në vjeshtën e vitit 1987, ishte një goditje e rëndë për sportin shqiptar dhe vetë sistemin komunist të kohës. Ngjarje e cila u pasua me një sistem zinxhir pasojash për familjarët e atyre që kishin tradhtuar atdheun dhe idealet e Partisë së Punës, si dhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës që morën pjesë në transfertë­n që ekipi shkodran pati në Finlandë ndaj Rovaniemit, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Kupave. Problemet për delegacion­in e Vllaznisë nisën që më 5 nëntor 1987 kur katër futbollist­ë u ndaluan në një dyqan të Helsinkit dhe u akuzuan për vjedhje. Ndërsa kulmi arriti në orët e para të mëngjesit të 7 nëntorit kur dy futbollist­ë të Vllaznisë, Arvid Hoxha dhe Lulëzim Bërsheni,

vunë në zbatim planin e tyre për arratisjen nga hoteli gjatë qëndrimit në kryeqyteti­n grek. Dy lojtarët, pas manovrave që bënë me ndërrimin e dhomave, pasi nuk ishin caktuar të qëndronin bashkë, arritën që në orët e para të mëngjesit të largoheshi­n nga grumbullim­i dhe më pas të kërkonin strehim politik. Pas pikasjes së dezertimit të dy lojtarëve, edhe pse u vu në lëvizje ambasada shqiptare në Athinë, nuk u bë e mundur që ata të gjendeshin nga policia greke. Ngjarja ishte shumë e rëndë për kohën dhe pasojat diheshin. Sipas rrëfimit të Arvid Hoxhës për “Panorama Sport”, nuk munguan as masat ekstreme për farefisin, ndonëse protagonis­tët vinin nga familje të ngritura dhe me pozita partiake, por që gjithsesi pësuan ulje në detyra apo transferim­e në zona të thella.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania