Panorama Sport (Albania)

Atalanta e copëtuar nga dëmtimet, por Gjimshiti di si t’u shënojë zikaltërve

Mbrojtësi shqiptar gjeti golin e parë italian, pikërisht ndaj milanezëve

-

Ndërsa Interi vjen më i fortë se kurrë në duelin kundër Atalantës, edhe si rrjedhojë e fitores së Superkupës së Italisë kundër Juventusit në minutën e 121-të, nga ana tjetër bergamaskë­t duhet t’i bëjnë llogaritë me një lumë mungesash të rëndësishm­e ndaj kampionëve të Italisë. Të dielën (nesër) në orën 20:45, trajneri Xhanpiero Gasperini duhet të bëjë pa portierin Sportielo, mbrojtësit Zapakosta, Gosens e Toloi, por mbi të gjitha pa shërbimet e bomberit Duvan Zapata. Këto mungesa do të ndihen jo pak në formacioni­n ku aktivizohe­t edhe Berat Gjimshiti, i cili do të jetë ai që do të udhëheqë prapavijën e Atalantës nga minuta e parë. Dhe kur bëhet fjalë për Interin,

për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë kujtimet janë më shumë se të bukura. Nëse kthehemi pas, konkretish­t në 11 nëntor 2018, 28-vjeçari gjente golin e tij të parë në Serinë A pikërisht kundër milanezëve, në një ndeshje spektakola­re të cilën skuadra e tij e fitoi 4-1 në shtëpi. “Nuk do ta harroj kurrë këtë gol, pasi t’i shënosh Interit

golin e parë në karrierë, në Itali, nuk është diçka që u ndodh të gjithëve”, do të shprehej Gjimshiti në atë periudhë. Prandaj, edhe mbrëmjen e së dielës stimujt dhe kujtimet e bukura për Beratin do të jenë motivimi më i mirë. GASPERINI-INZAGI – Përveç dy skuadrave që veshin të njëjtat ngjyra dhe që kanë si objektiv titullin

kampion, pa dyshim që suksesi do të kalojë nga strategjia e dy trajnerëve të tyre, të cilët adhurojnë të luajnë në sulm. Dhe jo më kot, në përballjet mes Xhanpiero Gasperinit dhe Simone Inzagit janë shënuar 47 gola në 11 përballje. Më konkretish­t, 4 fitore për Gasperinin (25 gola të shënuar nga skuadrat e tij), 3 barazime dhe 3 fitore për Inzagit

(22 gola të shënuar nga skuadrat e drejtuara prej tij). Gjithsesi, ajo që të bën më shumë përshtypje nëse thellohemi edhe më shumë në bilancin mes dy strategëve italianë është fakti se Simone ka pësuar gjithmonë gol përballë Gasperinit, ndonëse nesër do të kërkojë që të shmangë këtë tabu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania