Panorama Sport (Albania)

Ignat: Universita­tea do të vuajë në “Loro Boriçi”

-

Dan Ignat është i vetmi futbollist rumun që ka luajtur për skuadrën shkodrane dhe njëkohësis­ht ai paralajmër­on kundërshta­rin e tyre në Ligën e Konferencë­s, Universita­tea Kraiovën. Ish-lojtari i Vllaznisë në sezonin 2018-2019, në prononcimi­n e dhënë për "Prosport" në Rumani, ka pohuar se Universita­tea do të ketë një mision të vështirë ndaj fitueses së Kupës së Shqipërisë. Përballja e dyfishtë e raundit të dytë do të zhvillohet më 21 korrik në Shkodër, në stadiumin "Loro Boriçi", që për rumunët është i shkëlqyer, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë, në Kraiovë. "Kam luajtur për Vllazninë për një sezon, menjëherë pasi skuadra ra në Kategorinë e Parë, por u rikthye menjëherë. Ndërkohë, skuadra u bë sërish pretendent­e në Shqipëri dhe luftoi për titullin. Është një klub tradiciona­l, i katërti në Shqipëri për nga numri i trofeve, pas Tiranës, Dinamos dhe Partizanit. Mbaj kontakte edhe me disa ish-shokët e skuadrës dhe madje kam folur për këtë përballje, sidomos me mbrojtësin Gurishta, i cili është edhe kapiten i ekipit. Nga koha kur kam luajtur për ta, në skuadër kanë mbetur 5 lojtarë, si mesfushori Krymi (por në fakt edhe ky është larguar dhe dje u prezantua në Bjellorusi), si dhe sulmuesi i Krujës, të dy me mjaft eksperienc­ë. Edhe në sezonin e fundit Kraiova e diskutoi me Laçin. Edhe shtypi shqiptar më ka pyetur për Universita­tean. Nuk do të jetë një

ndeshje e lehtë për Kraiovën, aq më tepër që tifozët krijojnë një atmosferë ndezëse në stadium. Vllaznia ecën mirë në fazat fikse, është shumë mirë e organizuar në mbrojtje, aq më tepër që deri vonë drejtohej nga gjermani Tomas Brdariç. Me siguri stadiumi në Shkodër do të jetë plot. Arena është ndër më modernet në

Shqipëri, pas asaj të Tiranës. Stadiumi u modernizua 6 vite më parë", tha Dan Ignat për "Prosport". Në dallim nga turpërimi i vjetshëm me Laçin, Universita­tea vjen kësaj radhe në Shqipëri me trajner të ri, Laszlo Balint, i cili si fillim i ka ndryshuar mendjen për të qëndruar 32-vjeçarit Aleks Matien.

 ?? ?? Dan Ignat duke pozuar në stadiumin Loro Boriçi
Dan Ignat duke pozuar në stadiumin Loro Boriçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania