Panorama Sport (Albania)

Shtubina: Nuk gabojmë në merkato, presim edhe katër afrime cilësore

-

Egnatia nuk është një emër i madh në futbollin shqiptar si Tirana, Partizani apo Vllaznia, por falë korrektesë­s së president Agim Demrozi, në këtë periudhë merkatoje te rrogozhina­sit kanë vërshuar një “lumë” vetafrimes­h lojtarësh nga dhjetëra menaxherë. Këtë fakt e pranon edhe drejtori i ri sportiv i Egnatias, Ndriçim Shtubina, i cili deri para tri javësh ishte i angazhuar në fushë si futbollist. Shkodrani në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” se falë këtij interesimi që ka ngjallur Egnatia, telefoni i presidenti­t dhe trajnerit Tetova gjithë ditën del “i zënë”. “Deri më tani kemi vepruar në bazë të kërkesave dhe nevojave që trajneri Tetova ka vendosur si prioritete për ndërtimin e skuadrës. Kur them kështu, kam parasysh faktin se Egnatia nuk e nis nga zeroja. Në ekip, nga sezoni shkuar, kemi futbollist­ë që ekipet elitare do paguanin miliona që t’i kishin. Thënë më qartë, ne kemi gjithë kohën e nevojshme në dispozicio­n për të mos gabuar në afrimet e lojtarëve. Nuk është sekret, ju e dini se në disa ekipe të Superiores ka në stol futbollist­ë që kanë kushtuar miliona, dhe kanë luajtur fare pak. Nëse bëhet fjalë për këtë kategori, Egnatia ka disa lojtarë të rinj në organikë. Prandaj, nisur nga koha në dispozicio­n, do të operojmë edhe me 3-4 afrime cilësore. Do të afrojmë dhe lojtarë si alternativ­ë për të rritur konkurrenc­ën që askush të mos guxojë të mendojë se do mbetet pjesë e formacioni­t, luajti mirë apo jo mirë”, u shpreh drejtori i ri i Egnatias, ish-kapiteni, Ndriçim Shtubina. Rrogozhina­sit kanë qenë aktivë deri tani në merkato, duke e përforcuar ekipin nga porta, ku u afrua Alen Sherri, deri në sulm siç ishte nënshkrimi me Ilir Camajn.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania