Panorama Sport (Albania)

Dinamo i ka nën kontratë, por disa lojtarë duan “divorcin”

Në radhët e të huajve ka të pakënaqur, klubin e favorizojn­ë... letrat

-

Dinamo ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2021-2022 dhe ka lënë takim më 10 korrik për nisjen e përgatitje­ve për sezonin e ri. Një sezon që i gjen blutë sërish në inferiore. Pyetjet që shtrohen aktualisht janë: Kush do të jetë trajneri i ri i Dinamos dhe cili do të jetë grupi i lojtarëve që ai do të drejtojë? Siç ka pohuar edhe ortaku Kristjan Gjidodaj në numrin e djeshëm të gazetës, klubi po vlerëson 2-3 alternativ­a për pankinën. Po ashtu, drejtuesi i Dinamos dhe vetë klubi, sipas një njoftimi të fundit, kanë lënë të kuptohet se një pjesë e mirë e titullarëv­e do të vazhdojnë edhe në Kategorinë e Parë, pasi janë nën kontratë me blutë. Përjashtim bëjnë Ibraimi, Sofranak, Siljanovsk­i dhe Isaevski, të cilët kanë ndërprerë

bashkëpuni­min me konsensus. Një lajm i bërë i ditur më parë nga gazeta dhe i konfirmuar dje nga klubi kryeqyteta­s. Po ashtu, edhe tre lojtarët që ishin huazuar nga Apolonia: Mihana, Harizaj dhe Haxhiu, nuk janë më pjesë e skuadrës. Nga titullarët e sezonit të fundit mbeten në ekip lojtarë, si Simoni,

Maliqi, Imami, Demiri, Lilaj, Rexhinaldo e ndonjë tjetër.

TË PAKËNAQURI­T – Por ka edhe një pjesë tjetër lojtarësh, të cilët janë nën kontratë me Dinamon dhe që duan të largohen. Ata nuk duan të prononcohe­n publikisht, por gazeta mëson se në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht të huajt, Sidibe, Denison,

Diogo dhe ndonjë tjetër. Klubi nuk dëshiron t’i lërë të lirë ata dhe të tjerët, sepse janë nën kontratë. Tani skuadra ka marrë pushimet dhe të gjithë lojtarët nën kontratë janë të detyruar të paraqiten në klub më 10 korrik. Mbetet për t’u parë, nëse deri atëherë do të ketë ndonjë “firo” tjetër, por nëse do të ketë, nuk mund të bëhet pa miratimin e klubit. Nëse të gjithë lojtarët me kontratë qëndrojnë, Dinamo do ta ketë më të lehtë sezonin e ri, sepse do t’i duhen pak përforcime. Megjithatë, llogari më të sakta mund të bëhen pas 10 korrikut. MERKATO – Për momentin nuk ka asnjë lëvizje sa u takon përforcime­ve te blutë. Kjo çështje mund të marrë zgjidhje konkrete ndoshta pas zgjedhjes së trajnerit të ri. Drejtuesit blu nuk është se e kanë lënë pas dore, presidenti Bardhi ka pohuar se do të bëhen 4 goditje në merkato, ndaj dhe duhet pritur për të mësuar lëvizjet konkrete për afrimet që do të bëjë Dinamo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania