Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Anglia ëndërr, nder që më kërkon Çelsi

Portieri: 2 vite pa trofe, pse të mos tentoj Champions-in Largimi nga Lacio i vështirë, do të marr kohën për të vendosur

- Përgatiti: KRISTI SEJATLLARI

Tomas Strakosha u largua pas 10 viteve nga Lacio dhe tashmë është një lojtar i lirë në merkaton verore. Interesime­t nga Premier Liga nuk mungojnë, me Fulhemin që e ndjek prej kohësh, por në ditët e fundit ka dalë edhe emri i Çelsit, i cili kërkon shërbimet e portierit shqiptar. Të gjitha këto: merkaton, largimin nga Lacio, si edhe ëndrrën që ka, Strakosha i ka treguar për “Here We Go” të Fabricio Romanos.

Tomas, si jeni?

Jam shumë mirë, një kënaqësi që flasim. Për momentin jam duke u stërvitur, duhet të jem në formë, të jem gati për ekipin tim të ri.

E shoh se po punoni fort për këtë mundësi dhe doja ta fillonim kështu bisedën. Si po përgatiten­i për sezonin e ri sepse ai do të jetë një epokë e re për ju? Sigurisht do të flasim më vonë edhe për Lacion, por do të keni një jetë të re, me siguri në një qytet të ri. Si po përgatiten­i për këtë kapitull në karrierën tuaj?

Po stërvitem fizikisht për një ligë të re që e kuptoj se do të jetë totalisht ndryshe nga ajo në Itali. Aty ishte më taktike ndërsa këtu do të jetë edhe më fizike, kështu që si portier do të përgatitem sa më mirë fizikisht për këtë lloj kampionati.

Doja t’ju pyesja në lidhje me Lacion, sigurisht që do të flasim për të ardhmen tuaj, ka shumë histori, shumë thashethem­e, shumë klube të interesuar­a, por doja ta nisja me atë që ka qenë pjesë e jetës suaj për më shumë se 10 vjet. Si ishte për ju të largoheshi­t nga Lacio?

Do të jem i sinqertë me ju. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës me këtë ekip, kam

kujtime shumë të bukura, ata më ndihmuan të rritesha në karrierë dhe më bënë ky që jam sot, më bënë një lojtar që është gati të provojë një kapitull të ri në jetë, i kënaqur nga ajo çfarë arrita në atë klub. Që kur isha më i ri, kur fillova karrierën time duke luajtur në Primavera, më pas bëra ëndrrën time realitet, duke fituar tituj, duke luajtur “play off”-et e Champions League dhe duke luajtur në të gjitha stadiumet e Italisë.

Çfarë do t’u thoshit tifozëve dhe shokëve të skuadrës?

I dua shumë ato momente dhe jam i lumtur për çka kemi arritur me shokët e skuadrës. Kështu që, do të jem gjithmonë mirënjohës dhe do t’u them gjithmonë faleminder­it klubit, trajnerëve, tifozëve dhe shokëve të skuadrës, sepse aty realizova ëndrrën time dhe tani jam i lumtur për këtë kapitull të ri. Ka qenë një vendim i vështirë për mua të largohesha nga ekipi që, siç e thatë edhe ju, ishte shtëpia ime, nuk ishte më thjesht një skuadër.

Dua t’ju pyes për këtë moment të jetës suaj, jeni lojtar i lirë, si është ndjesia e të priturit pak, sepse jemi në mes të qershorit dhe akoma nuk e dini se ku do të luani? Sigurisht që keni shumë propozime dhe duhet të vendosni, por si është ndjesia e të qenit lojtar i lirë duke pritur për kapitullin e radhës?

Siç e dini, kam qenë në një ekip për 10 vite dhe nuk doja të flisja me ekipe të tjera, por është pak me rrezik, sepse duhet të jesh gjithmonë në formë, duhet të kesh kujdes nga dëmtimet, edhe për mendjen nuk është e thjeshtë, duhet të jesh i qetë, edhe nëse ndodh diçka duhet të jesh pozitiv, të mendosh që nuk është diçka e madhe, pra duhet të relaksosh mendjen më shumë se trupin. Nuk do të gënjej, ka qenë një periudhë pak e vështirë për mua.

Jam në dijeni se po punoni fort, po stërviteni fort, pra stërvitja juaj është e njëjtë me atë që bënit kur ishit pjesë e ekipit?

Po, sigurisht. Jam duke u përgatitur me trajnerin tim personal.

Së shpejti ekipi juaj do të vendoset. Sigurisht që ka shumë ekipe që do të donin të firmosnin me ju dhe Çelsi është një nga ekipet e interesuar­a. Si është ndjesia për Tomas Strakoshën që një ekip si Çelsi po ju konsideron si mundësi në merkato?

Është një nder për mua që të lidhem me një klub si Çelsi. Është një ëndërr. Kam ëndërruar për Premier Ligën që kur kam qenë i vogël. E kam nisur nga fundi, si shumica e fëmijëve, duke ëndërruar për këtë moment, jam shumë i lumtur për veten dhe familjen time.

Midis ekipeve që ju kërkon është dhe Fulhemi, e dimë që janë interesuar por deri në këtë moment nuk ka një marrëveshj­e sipas

informacio­neve. Cila është ndjesia juaj për këtë?

Të gjitha ekipet nga Premier Liga që interesohe­n, është një nder për mua, sigurisht nga të gjitha vendet, por klubet e Premier Ligës janë si “NBA” e Europës, kështu që është me të vërtetë ndjesi e bukur. Sigurisht do të marr kohën time për të vendosur.

Për sa i përket Premier Ligës në përgjithës­i, ne përmendëm disa ekipe, por çfarë mendoni për këtë kampionat? Cilat janë pritshmëri­të tuaja, pasi si një portier, është një ligë krejtësish­t ndryshe nga Seria A?

Futbolli italian është zhvilluar shumë 5-6 vitet e fundit. Meritojnë të konsideroh­en nëse jo liga e dytë më e mirë, por ndoshta e treta. Kanë shumë potencial, ekipe të mira, tifozëri të shkëlqyer, vetëm se duhet të rikonstruk­tohen stadiumet, sepse njerëzit që punojnë aty dhe ndjekin ndeshjet meritojnë stadiume më cilësore.

Pyetja e fundit është për ëndrrën tuaj. Cila është ëndrra juaj për futbollin në përgjithës­i? Cili është objektivi juaj? Keni fituar tituj me Lacion në një moment të vështirë për futbollin italian sepse ka dominuar vetëm Juventusi, për ekipet e tjera ka qenë e vështirë të fitojnë, por ju e arritët me Lacion. Tani është koha për një eksperienc­ë të re, cilat janë pritshmëri­të tuaja?

Së pari, të jem i shëndetshë­m ,si të gjithë ne, sigurisht pritshmëri­të dhe ëndrra ime është të fitoj sa më shumë tituj sepse dua ta mbyll karrierën me shumë trofe. Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Champions League dhe, ku i dihet, mbase një ditë ëndrra bëhet realitet dhe të fitoj Champions-in. Ka dy vjet që nuk fitoj tituj dhe jam pak i uritur (qesh).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania