Panorama Sport (Albania)

Inzagin dhe Lukakun i ndajnë 5 milionë, trajneri organizon skuadrën rreth belgut

-

Romelu Lukaku e dinte se nëse do t’ia shprehte dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Interi një “xhindi” si Bepe Marota, ajo do të realizohej dhe administra­tori i deleguar i zikaltërve nuk e ka lënë në baltë sulmuesin. Bisedimet e nisura për të realizuar operacioni­n kaluan fillimisht nga avokati i belgut dhe tani kanë mbërritur në fazën e dytë atë të takimit mes klubeve. 29-vjeçari është gati të përgjysmoj­ë rrogën, por duket se edhe Çelsi është gati të përgjysmoj­ë kërkesën e tij fillestare për huazimin prej 25 milionë eurosh. Pronari i ri i londinezëv­e, Tod Bohli, e di se marrëdhëni­a e lojtarit të tij me trajnerin Tomas Tuhel është e parikuperu­eshme dhe nuk dëshiron që organika të vuajë tensionin e saj, së cilës nëse i shtohet edhe fakti që Romleu nuk dëshiron të luajë në Londër, klubi do të shikonte vetëm efekte negative. Për këtë janë ulur në tavolinë me kryesinë zikaltër dhe janë gati ta bëjnë përsëri deri në fundjavë kur do të përpiqen të zerojnë diferencat mes kërkesës dhe ofertës. Interi po mendon të rrisë shifrën e propozuar për huazimin deri në 10 milionë euro dhe me 15 milionë eurot që pritet të kërkojnë anglezët, diferenca është e vogël. Kur ndryshesa është vetëm 5 milionë euro, nuk do të jetë e vështirë të gjendet zgjidhja për të kënaqur të gjitha palët, por mbi të gjitha trajnerin Simone Inzagi, i cili përveçse është admiruesi më i madh i belgut, ka nisur që tani të bëjë plane për organizimi­n e skuadrës rreth sulmuesit.

RËNDËSIA PËR INZAGIN - Inzagi e stërviti vetëm dy javë pasi kishte ardhur në krye të Interit, por kaq i mjaftuan për të parë karakteris­tikat e tij dhe rëndësinë që mund të kishte për skuadrën. Jo më kot ishte trajneri

një ndër më të lënduarit nga largimi i Lukakut, me të cilin mendonte se historia e sezonit që u mbyll mund të kishte shkuar ndryshe. Për këtë Simone është sot një nga mbështetës­it kryesorë të rikthimit të “Big Rom”-it si për karakterin, ashtu edhe për cilësitë teknike, që do t’i lejonin Inzagit të kishte në dispozicio­n shumë në

të dyja këto drejtime, pasi siç ka treguar, është një lider, i aftë për të rritur vetëvlerës­imin individual dhe kolektiv, që mund të ketë të njëjtin efekt që Ibrahimovi­ç pati te Milani. Por, ai është njeriu rreth të cilit do të ndërtohet skuadra edhe në fushë. Lukaku është ideali, mbi të gjitha për futbollin italian, që mund të mos jetë më spektakola­ri,

por është taktikisht ndër më të avancuarit. Me të i ke të sigurta të dyja fazat, si atë të pushtimin të gjysmëfush­ës rivale, ashtu edhe atë të mbulimit, që të lejon të nisesh më pas në kundërsulm dhe i bën të dyja këto me të njëjtin efikasitet. Romelu është rrezik i padiskutue­shëm për kundërshta­rët, sidomos brenda ose në limitet e

zonës, pasi cilësitë e tij i sigurojnë zgjidhje të shumta, si goditjet që rrallë nuk shënjestro­jnë kuadratin, ashtu edhe pasimet për shokët e skuadrës në të dy krahët. Lukaku është një rrezik edhe kur e merr topin në mesfushë, pasi fiziku i lejon të mbështetet te mbrojtësit që e kanë të vështirë për ta ndalur. Pika e tij e dobët duket prekja e parë kur i duhet të kontrolloj­ë topin, por kjo është inekzisten­te për Iznagin kur vë në peshore të mirat dhe të këqijat e tij. Me Lukakun, Interi siguron lojtarin që mund të sigurojë vazhdimësi në 90 minuta dhe të shënojë ata golat e “lehtë” që gjatë këtij sezoni shpesh janë falur, motiv për të cilin Inzagi nuk dëshiron të heqë dorë prej tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania