Panorama Sport (Albania)

Gnjonto: Dua Interin, familja s’kishte para as për benzinë

-

Ishte një nga zbulimet e radhës së trajnerit Roberto Mançini në këtë grumbullim të fundit të “Axurrëve”, por Vilfrid Gnjonto konfirmoi se nuk ishte thjesht një flakë kashte ai asist i ofruar për Pelegrinin në barazimin në sfidën e vajtjes me Gjermaninë. Pasi në kthim, në Gladbah, ndonëse skuadra e tij kishte marrë një “shuplakë” (5 gola) të fortë në fytyrë, 18-vjeçari gjeti edhe golin e parë me Kombëtaren e Italisë, pavarë- sisht se vend për festë kolektive nuk kishte. Me vetëm 18 vjeç e 222 ditë, Gnjonto vendosi edhe një rekord në historik, pasi askush kaq i ri nuk kishte arritur të shënonte për “Axurrët”, në një ndeshje për një kompeticio­n ndërkombët­ar. “E prisnim që Gjermania

të ishte më e fortë se ne, pasi ne jemi një grup i ri, por me shumë cilësi, entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen. Rekordi im? As në ëndrra nuk e kisha menduar që të arrija kaq shpejt në kombëtare dhe për më tepër t’ia shënoja Gjermanisë golin tim të parë. Por fatkeqësis­ht ai gëzim imi erdhi në një ndeshje ku humbëm keq. Pavarësish­t

kësaj, unë shpresoj që ky gol të ketë qenë një ‘dhuratë’ shpërblyes­e për trajnerin Mançini, për besimin që më fali dhe mbi të gjitha për familjen time dhe sakrificat pa numër që kanë bërë për mua. Nëse kthej kokën pas, kujtoj se shumë herë nuk kemi pasur para që unë të shkoja në Milano për stërvitje. Mamaja punonte në një hotel dhe shpresonte të grumbullon­te sa më shumë bakshishe që të paguante benzinën, që unë të udhëtoja dhe të luaja futboll. Interi ende në zemrën time? Po. Kalova shumë vite aty, por tani do të doja të rikthehesh­a. Do të punoj që të përpiqem për këtë gjë, pasi kohë përpara kam plot”, u shpreh sulmuesi i talentuar më i ri italian, Vilfrid Gnjonto.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania