Panorama Sport (Albania)

Prapaskena me Pogba, Raiola i rikujtoi Juven para ndarjes nga jeta

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Bota e futbollit do të më sojë këtë të premte pra paskenat e jetës së Pol Pogbasë në një dokumentar të ideuar nga "Prime Video". Aty do të zbulohet gjithçka mbi të kaluarën e futbollist­it, që kur hodhi hapat e parë mes profesioni­stëve, por edhe të tashmen dhe vendimin për t'u kthyer te Juventusi. Një nga prapaskena­t në "Pogmentary", do të jetë edhe se si Mançester Junajtid tentoi dy herë që të rinovonte me futbollist­in francez, por pa ia mbushur mendjen atij dhe menaxherit të ndjerë, Mino Raiola. Pikërisht një bisedë mes tyre në makinën Rolls Royce të Pogbasë është një nga momentet më pikante të dokumentar­it, publikuar nga mediat angleze si paradhënie. Mançester Junajtidi i kishte ofruar futbollist­it 350 mijë euro në javë si rrogë për ta bindur, por kjo nuk mjaftonte për Raiolën dhe për vetë mesfushori­n i cili gjithsesi ka pranuar të firmosë për Juventusin me një shifër më të ulët. "The Athletic" ka publikuar këtë dialog në makinën e futbollist­it dhe mënyrën e çuditshme si është refuzuar oferta:

RAIOLA: Pol, je në një situatë

që as nuk ia ke idenë. As nuk ia ke idenë.

POGBA: Junajtidi ka bërë një ofertë të dytë?

RAIOLA: Po. Duan absolutish­t të qëndrosh. Sipas meje, oferta e tyre nuk e reflekton këtë. U thashë: 'Nëse dëshironi të qëndrojë, mos e bëni këtë ofertë'. I lashë të kuptonin që nëse duan realisht që

të qëndrosh dhe të ndërtojnë një projekt rreth teje. Ke ndryshuar e kupton? Je një tjetër Pogba. Atë të vërtetin e shoh vetëm te Franca apo kur luante te Juventusi, Pogbaja që të gjithë donin...

POGBA: Po luajnë blofin... Si mund t'i thuash një lojtari që e dëshiron në mënyrë absolute që të rinovojë dhe të

mos i ofrosh asgjë? Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë.

Ndërkohë, raportohet se në një nga skenat e fundit të dokumentar­i, Pogba i premton vetes që t'i tregojë Mançester Junajtidit se bëri një gabim të madh me atë. "Po, kam refuzuar shumë miliona nga Junajtidi, por ky është momenti kulmor i karrierës sime dhe nuk ishin paratë problemi. Nuk ishin ajo që më shqetësont­e. Dua thjesht që të ndihem sërish i lumtur, siç më thoshte edhe Raiola, të isha lojtari që ai dhe të gjithë shihnin te Juventusi dhe sa herë që shkoj në grumbullim me Francën", reflekton në dokumentar­in e tij Pol Pogba.

E dyta herë dhe e fundit! Dani Alvesh e ka mbyllur përfundimi­sht karrierën e tij me Barcelonën. Mbrojtësi 39-vjeçar i ka dhënë lamtumirën klubit me anë të një letre prekëse, fill pasi trajneri Ksavi i kishte komunikuar vendimin se ai nuk ishte pjesë e planeve të tij. Dani Alvesh i kishte kërkuar klubit dhe një kontratë 6-mujore për të mbajtur gjallë shpresat për një grumbullim me Brazilin në Botërorin 2022, por klubi katalanas e ka menduar ndryshe. Pasi zbuloi se nuk do të vazhdonte vitin e ardhshëm në "Camp Nou", Alvesh ka shkruar një "letër" emocionues­e lamtumire në rrjetet e tij sociale në të

23

cilën falënderoi mundësinë për t'u rikthyer në klub sezonin e kaluar. LETRA - "Të dashur miq... Kanë qenë më shumë se 8 vite kushtuar këtij klubi, këtyre ngjyrave dhe kësaj shtëpie. Por si çdo gjë në jetë, vitet kalojnë dhe rrugët tona ndahen. U përpoqën të më "përjashton­in" por nuk ia dolën dot, pasi nuk mund ta imagjinoni, se sa këmbëngulë­s jam. Kaluan shumë vite të tjera në futboll dhe në jetë dhe si gjithmonë dhe u jam shumë mirënjohës atyre që vendosën të më jepnin mundësinë për t'u kthyer, këtu për t'ju përshëndet­ur, për t'ju dhënë lamtumirën si duhet, për t'ju thënë edhe njëherë: Falemindle erit! Do të doja të falënderoj­a të gjithë stafin për mundësinë që më dhanë të kthehem në këtë klub dhe të kem fatin të vesh sërish këtë fanellë të mrekullues­hme. Shpresoj që të mos ju mungojnë çmenduritë dhe lumturia ime e përditshme. Po mbyll një cikël shumë të bukur dhe po hap një tjetër edhe më sfidues.

të mos harrojë kurrë bota: Një luan që ka 39 vite mbi supe vazhdon të mbetet një luan i çmendur e i mirë.. Para Barça!", ka shkruar Dani Alvesh.

KSAVI - Një nga të parët që ka reaguar pas lamtumirës së Dani Alveshit ka qenë trajneri i Barçës, Ksavi Hernadez, që e ka cilësuar

braziliani­n një model. "Ka qenë një shembull për të gjithë ne, një model për t'u ndjekur. Faleminder­it për gjithçka mik", ka komentuar Ksavi. MAJORKA - Ndërkaq, mediat spanjolle kanë bërë me dije se Dani Alvesh mund ta vijojë karrierën në La Liga, me lojtarin që i është ofruar Majorkës.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania