Panorama Sport (Albania)

Intervista e ndryshe e Florentino­s, nga tualeti, te "Love Story" e vezët...

-

Jemi mësuar shpesh që futbollist­ët e kalibrit, shpesh në intervista­t e tyre tejkalojnë dhe planin sportiv, duke folur edhe për "sekretet" jashtë fushës së blertë. Por gjithçka tingëllon ndryshe, teksa një gjë të tillë e dëgjon për një president klubi. Për më shumë kur bëhet fjalë për një person si Florentino Perez, një nga presidentë­t më të fuqishëm në botë. Pikërisht gjatë një interviste të gjatë për "El Chiringuit­o", numri një i Realit, i është nënshkruar le të themi një testi, prej 20 pyetjesh me përgjigje gati të prera, një fjalë ose maksimumi një fjali. Presidenti i Realit ka lënë kostumin e zyrtarisht dhe ka folur për disa nga gjërat që pak herë mund t'i ketë bërë publike, që nga filmi i preferuar, gatimi, politika, gjumi e shumë tema pikante.

Një vend për të humbur?

- Madridi.

Gjëja e parë që bëni në mëngjes?

- Shkoj në tualet dhe rruhem.

Sa orë flini në ditë?

- Gjashtë ose shtatë.

Hera e fundit që keni veshur pantallona xhins?

- Ka kaluar shumë kohë... nuk e mbaj mend.

Sa kostume keni?

- Shumë, por janë të gjithë thuajse njëlloj.

Çfarë muzike dëgjoni zakonisht?

- Për fat të keq tani nuk kam shumë kohë për të dëgjuar muzikë. Punoj në çdo orë të ditës.

Filmi i preferuar?

- "Love Story".

Hera e fundit që keni drejtuar makinën?

- Sa herë që të dua, edhe çdo ditë me raste. Por zakonisht në fundjavë kur dal me familjen time për të drekuar marr makinën time.

A ju mungon ajo qetësia e të qenit një person që nuk bie në sy?

- Unë nuk dal rrugëve!

Cili do të ishte plani juaj për të mos rënë në sy?

- Të flija.

A keni luajtur ndonjëherë futboll?

- Po, stili im është si ai i Modriçit.

Idhulli i fëmijërisë?

- Di Stefano.

Gjëja e fundit që keni gatuar?

- Me sa kujtoj ka qenë një vezë e skuqur, shumë vite më parë.

Një lojtar me të cilin nuk keni mundur të firmosni?

- Kam firmosur me të gjithë ata që kam dashur.

Sa lojtarë ju janë ofruar?

- Gazetat e përditshme janë të mbushura me lajme që gjenerohen nga përfaqësue­sit e lojtarëve.

Hoze Angel Sançez?

- Është një nga shefat ekzekutivë më të mirë të futbolli që kam njohur në jetën time. Ka aftësi të ngrejë në këmbë një klub nga hiçi.

Një kafe me Tebasin (president i Ligës), Ceferinin (president i UEFA-S) ose Rubialesin (president i federatës spanjolle)?

- Mund ta pi me të tre, nuk mbaj mëri me askënd.

E keni menduar të jeni kryeminist­ër i Spanjës?

- Jo.

Politikani më i mirë që keni njohur?

- I respektoj të gjithë ata që kanë qenë kryeminist­ra, por do të veçoja Adolfo Suarez, kryeminist­ri i parë i Spanjës (pas diktaturës së Frankos).

Çfarë do të bëni pasi të largoheni nga drejtimi i Realit?

- Do të parapëlqej­a të isha pjesë e ndonjë fondacioni ose OJQ-JE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania