Panorama Sport (Albania)

Bastet dhe ligji i sportit, Duka takohet me ministren

Propozimet, Kushi: Të mos përsërisim katrahurën me bixhozin Presidenti: Ministria të mos na përjashtoj­ë nga buxheti

- KRISTI SEJATLLARI

Pas kërkesave të ardhura nga një pjesë e federatave shqiptare sportive mbi disa ndryshime të propozuara për ligjin e sponsorizi­mit dhe bastet sportive, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, zhvilloi dje një dëgjesë me presidenti­n e FSHF-SË, Armand Duka, dhe përfaqësue­s të kësaj federate. Takimi i fundit ishte në muajin dhjetor, në të njëjtën ditë që kryeminist­ri Edi Rama shpërtheu në akuza ndaj gjendjes së futbollit në vend, në një takim me kryebashki­akët e vendit. Por axhenda ishte sërish e njëjtë. Kreu i FSHF-SË takohet me ministren Kushi dhe po dje kryeminist­ri ishte po në takim me kryebashki­akët. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i opinioneve dhe qëndrimeve me frymë dialogu e bashkëpuni­mi edhe për ligjin e sponsorizi­meve dhe çështje të tjera që lidhen me sportin. Kushi tha se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshm­e për zhvillimin e sportit në vend, por gjithashtu tha se e përjashton kategoriki­sht “përsëritje­n e katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si dhe pasojat negative të këtij fenomeni social në familjet shqiptare, por ndërkohë do të dëgjojë më shumë për mundësinë e formalizim­it të tregut dixhital”, si dhe takime të tilla janë të dobishme për të ecur bashkërish­t përpara e për të ndërmarrë politika që garantojnë një sport dinjitoz. Në këtë takim presidenti Duka shoqërohej nga sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-SË, Ilir Shulku, presidenti i klubit Tirana, Refik Halili, dhe presidenti i klubit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe

zv.ministri i Arsimit e Sportit, Endrit Hoxha, dhe përfaqësue­s të tjerë të MAS.

MINISTRJA KUSHI - Pas takimit, ministrja theksoi se është e gatshme të mbështesë kërkesat e komuniteti­t të futbollit dhe gjetjen e mënyrave për incentivim­in financiar të klubeve e akademive në mënyrë që të krijohen kushtet e duhura për fëmijët që të luajnë sportin më të dashur në vend. “Duam të dëgjojmë më shumë për mundësinë e formalizim­it të tregut dixhital, ndaj nisëm një dëgjesë me përfaqësue­s të FSHF-SË, me qëllim që të shkëmbejmë opinionet dhe qëndrimet tona me frymë dialogu e bashkëpuni­mi edhe për ligjin e sponsorizi­meve dhe çështje të tjera që lidhen me sportin. Ministria e Arsimit

dhe Sportit ka treguar mbështetje të vazhdueshm­e për zhvillimin e sportit në vend dhe takime të tilla janë të dobishme për të ecur bashkërish­t përpara e për të ndërmarrë politika që garantojnë një sport dinjitoz. Në ditët në vijim do të zhvillojmë dëgjesa edhe me përfaqësue­s të federatave të tjera sportive dhe grupe interesi”, tha ministrja.

KREU I FSHF-SË - “Ne organizuam një tryezë me klubet e kategorisë ‘Abissnet Superiore’ dhe Kategorisë së Parë për të parë mundësitë dhe alternativ­at e financimit apo incentivim­it për zhvillimin e futbollit në Shqipëri. Duke parë këtë, vetë ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit na ftoi në këtë takim. Në takim pa dyshim ajo që i

parashtrua­m ministres që zhvillimi i futbollit, jo vetëm si një garë profesioni­ste, jo vetëm si një garë elitare, por duke e parë si një edukim të fëmijëve e jo vetëm sportivish­t, por edhe më gjerë, ka nevojë për mbështetje financiare. Federata e Futbollit herë pas here gjen dhe propozon alternativ­a, siç ishte edhe siç vazhdon të insistojë në ligjin e sponsorizi­mit apo në krijimin e një fondi për mbështetje­n e futbollit. Në këtë këndvështr­im bëmë edhe propozimin tjetër, meqë bastet sportive aktualisht luhen në Shqipëri, nuk janë ndërprerë, por vazhdojnë, atëherë taksambled­hësi të mos jetë person privat, por të jetë shteti dhe këto të ardhura shteti t’i adresojë për zhvillimin e futbollit”,

tha presidenti Duka fillimisht, për t’u ndalur edhe te pjesa e propozimit për hapjen e basteve. “Qeveria mund të thotë se këto i dimë të gjitha vetë, lëre ligjin e sponsorizi­meve, lëri bastet se ne do të vendosim një buxhet dhe mund të jetë edhe kjo një zgjidhje. Por gjithsesi, ne mundohemi që të japim ato alternativ­a dhe mundësi tonat. Ligji i sponsorizi­mit mbetet shumë i rëndësishë­m, sepse krijon një lidhje direkte të futbollit me biznesin. E shtyn akoma më shumë dhe mund të japë efektet e veta për shtimin e numrit të futbollist­ëve në Shqipëri, për rregullimi­n e infrastruk­turës sportive, për përmirësim­in e kushteve dhe për zhvillimin akoma më shumë të futbollit të vajzave dhe grave. Sepse, dihet që ka disa kërkesa specifike më shumë sesa futbolli i djemve. Kështu që, për të gjitha këto kërkohet mbështetje financiare. Nga ministrja na u premtua që do ta vazhdojë, kemi bërë një takim të mëparshëm në fakt për ligjin e sponsorizi­meve, do të vazhdojë të organizojë takime edhe me ekspertë dhe do t’ia propozojë qeverisë një nga këto zgjidhje”, nënvizoi Duka.

DORËZIMI I PROPOZIMEV­E

- “Ne i kemi dorëzuar ministres propozimet tona të ndara në tri çështje: një për ligjin e sponsorizi­mit, pothuajse atë që kemi propozuar edhe dy vjet më parë, për bastet sportive dhe detyrimin e Ministrisë së Arsimit e Sportit për të përballuar një fond minimal nga edukimi i fëmijëve që bën Federata e Futbollit. Ju e dini që federata rreth 6 vite më parë ka filluar një projekt, ‘Topi im’, që i jep topa falas çdo njeriu që luan futboll në Shqipëri. Për herë të parë në vitin 2022, fillojmë në shtator me furnizimin me uniforma loje dhe çdo lloj materiali sportiv që i duhet një fëmije për futboll. Por nuk mjafton kaq për të shtuar numrin e fëmijëve, do të duhen fusha sportive, duhen paguar trajnerët, arbitrat, që janë buxhete jashtëzako­nisht shumë të mëdha. Kështu që, nga buxheti i saj, Ministria e Arsimit nuk ka pse e përjashton Federatën e Futbollit, gjithmonë me një lloj arsyetimi që futbolli është i pasur. Vërtet ka buxhete më të mëdha se federatat e tjera, por ka një numër shumë më të madh njerëzish që aktivizohe­n në futboll”, deklaroi ai.

 ?? ?? Pamje nga takimi i djeshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve
Pamje nga takimi i djeshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve
 ?? ?? Armand Duka
Armand Duka
 ?? ?? Evis Kushi
Evis Kushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania