Panorama Sport (Albania)

Llokma për bastet, ja pse janë të ndara qeveria dhe federatat

Prapaskena­t, pse Fidel Ylli dhe Armand Duka po i mëshojnë kësaj teze Nuk kanë asnjë plan konkret, thjesht presin “shtatorin e duhur”

-

Ditët e fundit janë intensifik­uar zërat për hapjen e kompanive të basteve ose, më saktë, për formalizim­in e tyre, me qëllim që një pjesë e tatimit të shkojë në ndihmë të sportit. Ideatori i kësaj teze ishte fillimisht presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i cili ende pa u zgjedhur zyrtarisht në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar, deklaroi publikisht hapjen e kompanive të basteve. Pas kësaj ishte Armand Duka, i cili në një mbledhje me klubet e futbollit artikuloi qartë dhe pastër pothuajse të njëjtat kërkesa: “Formalizon­i kompanitë e basteve që në fakt po operojnë në të zezë dhe një pjesë nga taksat e tyre kalojini për futbollin”. Po çfarë fshihet pas kësaj? Le të analizojmë me kujdes faktet dhe më pas të kuptojmë se përse bëhet “lufta”.

BASTET FUNKSIONOJ­NË

Fidel Ylli dhe Armand Duka thonë një të vërtetë të hidhur: sot bastet në Shqipëri vazhdojnë në të zezë, por thjesht ato tashmë shmangin edhe taksimin. Kërkesa e tyre është: “Formalizoj­ini dhe na jepni një pjesë neve të sportit”. Përllogari­tjet në teori flasin për një shifër vjetore rreth 10 milionë euro apo më shumë, një shifër aspak modeste. Mënyra se si i kërkon KOKSH dhe FSHF paratë për të nxjerrë nga kolapsi sportin kombëtar ha shumë diskutim, por gjithsesi të dy drejtuesit janë në të drejtën e tyre ta artikulojn­ë një kërkesë të tillë. Por ama Ylli dhe Duka kanë vetëm një pikë takimi, atë kur thotë formalizon­i bastet. Sepse, pas kësaj secili ka interesa të tjera...

PRAPASKENA

Nuk është rastësi që Fidel Ylli kërkon hapjen e basteve dhe as që Duka së fundmi po i mëshon fort kësaj “zgjidhjeje” për futbollin. Ka shumë të ngjarë që ky të jetë “shtatori i duhur” për rihapjen e kompanive të basteve, por në mënyrë të centralizu­ar dhe me moton “do të kontrolloh­en nga shteti”. Mbyllja e tyre ishte një “kalë beteje” për maxhorancë­n që drejton vendin pak vite më parë dhe u përdor masivisht edhe si argument në fushata të ndryshme zgjedhore. Mirëpo si ta zyrtarizoj­ë tani hapjen e basteve? Motiv më të madh se sa “po i hapim bastet me qëllim që të ndihmojmë sportin” nuk ka. Pikërisht këtu dalin në skenë Ylli dhe Duka. Sepse, një pjesë nga tatimet e kompanive të basteve do t’i kalojnë sportit. Mirëpo sa do të marrin dhe kush do të përfitojë më shumë? Kjo pra është dilema...

KOKSH, që është shumë pranë qeverisë, po përdor kartën e “lëvizjes sportive” dhe do rrahë gjoksin si ombrella e të gjitha federatave. FSHF nga ana tjetër pretendon më shumë sepse është sporti më masiv dhe më i ndjekur në Shqipëri.

KËRKOHEN PARA, POR S’KA ASNJË STUDIM

Shikoni çfarë ndodh me ata që drejtojnë sot sportin në Shqipëri, për të kuptuar edhe se cila do të jetë e ardhmja e tij... KOKSH dhe FSHF kërkojnë para të shpejta, ndërsa qeveria nga ana tjetër i mëshon lëvizjes sportive... Por nuk janë ulur asnjëherë të tria bashkë edhe të ngrenë një grup pune që do të përcaktojë strategjin­ë e shpëtimit dhe më tej të zhvillimit të sportit. Pra, ekspertë të ekonomisë dhe të sportit nga qeveria, KOKSH dhe federata të ndryshme do të duhej të

hartonin me detaje një plan për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave të thjeshta:

- Sa para duhen për t’i nxjerrë nga kriza sportet kryesore: futboll, basketboll, volejboll, shtangë dhe atletikë?

- Sa para, sa kohë dhe çfarë strategjis­h duhen ndjekur që t’i fusësh ato realisht në shinat e ekonomisë së tregut?

- Sa para duhen për të përmirësua­r infrastruk­turën dhe sa para duhet të investohen vetëm te të rinjtë?

- Për sa terrene sportive ka nevojë Shqipëria me qëllim që kjo të ketë ndikim direkt në brezat e ardhshëm?

- Si do të gjenden këto para dhe cilat janë vendet ose shembujt që mund t’u referohemi për t’i adaptuar ose kopjuar edhe në Shqipëri?

Mirëpo, për sa kohë që qeveria, federatat dhe pronarët e klubeve të futbollit nuk do të kenë një plan ta dakordësua­r me ide të qarta se për çfarë ka nevojë sporti në Shqipëri, tentativat me ide sporadike vit pas viti nuk mund të çojnë në progresin që duhet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania