Panorama Sport (Albania)

Rama, bashkive: Pse nuk na keni dorëzuar terrenet?

Kryeminist­ri: Lëvizja sportive, ministrja u bë si “call center”

-

Teksa kreu i Federatës së Futbollit, Armand Duka, kishte një takim me ministren Evis Kushi, duke shpresuar të gjente një zgjidhje dhe mirëkuptim për të miratuar ndryshimet në ligjin e sportit për sponsorizi­min, si dhe dy propozimet e tjera për hapjen e basteve dhe një fond minimal si ndihmë nga ministria, dhe mbasi ky takim u zhvillua e u shfaq me nota optimiste nga të dyja palët, nga ana tjetër kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte mbledhur kryetarët e bashkive në vend dhe preku sërish programin e ri të sportit, që u shpalos në muajin dhjetor 2021, i quajtur “Lëvizja për sportin”.

FJALA E RAMËS PËR LËVIZJEN SPORTIVE - Dje në takim, kryeminist­ri Edi Rama kërkoi nga kryetarët e bashkive që të dorëzojnë terrenet e përcaktuar­a për lëvizjen sportive. Ai kërkoi të dinte se përse nuk janë dorëzuar më herët planet që do t’u ofrojnë hapësira fëmijëve në kuadër të programit të ri të qeverisë. Duke marrë fjalën, ndër të tjera, Rama u shpreh: “Si ta shpjegoj unë këtë që qeveria bën program të ri për fëmijët dhe për lëvizjen sportive dhe akoma sot që flasim edhe megjithëse kemi bërë edhe një mbledhje më parë, megjithëse kemi bërë kërkesa përkatëse individual­e, megjithëse ministrja është bërë si ‘call center’, për të kërkuar prej jush, pasi nuk i kemi nga të gjitha bashkitë, terrenet që ju keni në dispozicio­n për lëvizjen sportive dhe për fëmijët? Nuk i kemi, çfarë duhet të më tregojë kjo? Po ja u kërkojmë që ne t’ju mbështesim financiari­sht për t’i ndërtuar. Si t’ia bëjmë ne që gjithë organizimi­t që po i bëjmë lëvizjes sportive në shkolla është e lidhur me bashkitë, sepse nuk është një lëvizje brenda orës mësimore, por ka të bëjë me një organizim që shkon përtej edhe vetë strukturës së shkollës, që përfshin kampionate në nivel bashkiak dhe në nivel qarku, kur edhe këtu nuk e bëjnë të gjithë, një pjesë e bën. Po pse nuk e bën? Çfarë ka më të rëndësishm­e? Ne besojmë se potenciali për të bërë aktivitet ekonomik dhe fitimprurë­s nga ana e bashkive është i gjithi aty dhe shfrytëzim­i i këtij potenciali është i pajustifik­ueshëm”, përfundoi kryeminist­ri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania