Panorama Sport (Albania)

Kundërshta­rët e Laçit, “terminal” largimesh para Europës

-

Iskra Danilovgra­d ishte ekipi "i peshkuar" nga Laçi në raundin e parë të kualifikue­seve të Ligës së Konferencë­s. Malazezët, me përfundimi­n e sezonit janë përballur me largime të shumta dhe ndryshime rrënjësore. Mediat fqinje bëjnë me dije se plot dhjetë lojtarë nga sezoni i shkuar janë larguar nga Iskra dhe klubi ka nisur punën për zëvendësim­in e tyre. Ndërkohë, raportohet se ish-lojtari i kombëtares malazeze, Vladimir Boljevic dhe fantazisti Ivan Markoviç janë dy afrimet e kryera deri më tani, teksa ndodhen në negociata edhe me futbollist­ë të tjerë. Ditën e nesërme Iskra do të udhëtojë drejt Palam, provincë në Bosnjë, për të kryer fazën përgatitor­e. Para nisjes së kësaj faze ka folur trajneri i ekipit malazez, Milivoje Novoviç, që ka treguar mbi fazën përgatitor­e dhe planin para ndeshjes me Laçin. "Praktikish­t nuk patëm pushime. Menjëherë pas takimit me Zetën ramë dakord që t'u përkushtoh­emi sa më shumë përgatitje­ve për ndeshjen me Laçin. Kemi një plan dhe program të detajuar për të kryer përpara ndeshjes së parë me Laçin. Duhet pranuar se kemi pësuar shumë ndryshime në ekipin tonë. Kemi disa afrime dhe synimi ynë është të ruhet harmonia e grupit dhe të ndërtojmë një skuadër të aftë për të përballuar të tilla sfida. Gjithashtu, nuk do të lihen pas të rinjtë ambiciozë. Do t'u jepet edhe atyre një shans. Me angazhimin dhe me punën e tyre, të rinj nga akademia po trokasin herë pas here në derën e ekipit tonë. Po stërvitemi me ritëm maksimal dhe atmosfera është shumë e mirë", përfundoi Novoviq.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania