Panorama Sport (Albania)

Tirana, me sulmin më të shtrenjtë në Kategorinë Superiore

Seferi, Xhixha, De Silva dhe Hasani vlejnë 1.6 mln euro Të gjithë këtë sezon kanë objektiv shënimin e 50 golave

- OLSI AVDIAJ

Tirana nuk është vetëm kampionia e Shqipërisë, por skuadra që ka sulmin më të shtrenjtë. Pa llogaritur vetëm lojtarët që ka në stol, katër bomberat që duhet të jenë titullarë kapin vlerën e 1 milion e 625 mijë euro. Në llogaritje janë futur Taulant Seferim Redon xhixha, Florent Hasani dhe Devid de Silva. Lojtari më i shtrenjtë është Seferi me 650 mijë euro, ndërsa ndjek Redon Xhixha me 475 mijë euro dhe dyshja Hasani-de Silva me 250 mijë euro. Asnjë skuadër nuk i arrin me sulmuesit si nga ana cilësore, ashtu dhe sasiore. Bardheblut­ë shpresojnë që me këta sulmues të ecin përpara në Europë. Bardheblut­ë janë gjithashtu edhe skuadra e cila ka vlerën më të lartë në “Transferma­rkt”është 6.3 milionë euro, ndërsa në vendin e dytë është Partizani me 5.9 milionë euro.

GOLA ME SHUMICË – Taulant Seferi dhe Redon Xhixha të dy së bashku vetëm kampionati­n e shkuar shënuan 33 gola. Për Tiranën bast janë dyshja De Silvahasan­i, të cilët duhet të shkëlqejnë këtë sezon në Superiore dhe në Europë me bardheblut­ë.

MERKATO – Tirana në këtë moment që flasim ka bërë një sërë afrimesh, duke filluar nga Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Ardit Hila. Tre lojtarët kanë qenë titullarë në ekipet e tyre dhe kjo i forcon edhe më shumë bardheblut­ë. Te Tirana janë larguar Erion Hoxhallari, Engjëll Hoti, Ardit Toli, Andri Stafa, Mario Beshiraj, Gentian Muça e Majkëll Ngo. Tirana është duke zhvilluar fazën përgatitor­e në Bolu të Turqisë. Bardheblut­ë po përgatiten për ndeshjen e radhës që do të luajnë në 6 korrik ndaj Dudelanzhi­t. Tirana e ka për detyrë të kualifikoh­et në turin e dytë të Champions-it. Këtë e thonë statistika­t. Gjithsesi, duke u kthyer te shorti, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaro­shi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda. Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës, por fati deshi që të mos kualifikoh­ej. Gjithsesi, bardheblut­ë patën fatin dhe me short shkuan në “play off”-in e Europa League ndaj Jang Bojsit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania