Panorama Sport (Albania)

Apeli i Bespallës për Erzenin: Reagoni sa nuk është vonë

Ish-futbollist­i kërkon që përgjegjës­it të mos luajnë me shpirtin dhe zemrën e shijakasve

-

Erzeni dhe Bylisi ishin dy ekipet që siguruan ngjitjen nga Kategoria e Parë duke fituar të drejtën që në sezonin e 2022-2023 të militojnë në Kategorinë Superiore. Gëzimi i shijakasve po vjen duke u venitur dita ditës, pasi që nga përfundimi i edicionit të shkuar dhe deri më sot skuadra e Erzenit ndodhet “e ngrirë”. Situata mbetet e paqartë dhe mungon transparen­ca rreth të ardhmes së ekipit të Superiore.

Edhe sensibiliz­imi i shijakasev­e për fatin e ekipit të futbollit më së shumti po zhvillohet virtualish­t, kryesisht në rrjetet sociale. I fundit që i është bashkuar kësaj beteje duke shprehur edhe shqetësimi­n e tij për skuadrën është ish-sulmuesi i Erzenit, Justin Bespalla. Përmes një postimi në rrjetet sociale 43-vjeçari u ka bërë thirrje faktorëve dhe aktorëve përgjegjës që të reagojnë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos luajnë me shpirtin dhe zemrën e sportdashë­sve shijakas. Ja apeli i ish-lojtarit të Erzenit, Justin Bespalla, në rrjetet sociale: “Reagoni sa nuk është vonë! Mos luani me shpirtin dhe zemrën e një populli të tërë”. Lajmet e fundit janë kontradikt­ore dhe vetëm sa e shtojnë tymnajën në kampin shijakas. Zërat e merkatos e zhvendosni­n dje trajnerin Nevil Dede te Dinamo, që praktikish­t i bie që tekniku kryeqyteta­s që i ngjiti në Superiore të mos vazhdojë më me Erzeni. Gjersa nuk ka asnjë vendim zyrtar nga klubi dhe vetë trajneri, i bie që gjithçka të jetë në kuadrin e zërave të merkatos. Gjithsesi, pasiguria mbetet tek Erzeni dhe ata që po e vuajnë më shumë situatën, janë tifozët shijakas, pse jo edhe lojtarët që ishin pjesë e ngjitjes së ekipit në Superiore pas 19 viteve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania