Panorama Sport (Albania)

Egnatia fiksohet në Tuz, do edhe sulmuesin Kristjan Vulaj

Tentohet “partneri” i Ilir Camajt te Deçiçi

-

Egnatia ka qenë një prej klubeve më aktive deri më tani në merkaton e verës. Pas emërimit të trajnerit Edlir Tetova, rrogozhina­sit kanë prezantuar sulmuesin Ilir Camaj, portierin Alen Sherri, mbrojtësin e majtë, Emiliano Musta, si dhe qendërmbro­jtësin Nehar Sadiki. I pari që hapi rrugën e merkatos së Egnatias ishte pikërisht Camaj, i cili vinte pas disa sezonesh fantastike në kampionati­n malazez me klubin shqiptar, Deçiç, të Tuzit. Nga janari dhe deri në maj të këtij viti sulmuesi provoi të luante në Oman me skuadrën Dhofar Club, ndërsa pas largimit pranoi ofertën e Egnatias. Por, tashmë që ka firmosur për dy vite

me rrogozhina­sit, Camaj kërkon të marrë me vete edhe sulmuesin tjetër të Deçiçit, Kristjan Vulaj. Lajmin e konfirmon vetë lojtari gjatë një prononcimi për mediat malazeze, ku fillimisht u ndal te aventura e shkurtër në Oman dhe firma me Egnatian. “Kam qenë i

pafat, sepse u dëmtova. Ishte një sfidë për mua të luaja jashtë Malit të Zi, të njiheshim me një kulturë tjetër. Megjithatë, në Oman, loja ishte shumë e ashpër dhe kjo nuk ishte tërheqëse për mua. U dëmtova dhe përveç kësaj, aty ishte jashtëzako­nisht nxehtë dhe kjo nuk më pëlqeu shumë. Megjithatë, nuk jam i zhgënjyer me vendimin që mora për të provuar një tjetër eksperienc­ë. Pas largimit nga Omani mora një ofertë joshëse nga klubi shqiptar. Ishte një projekt ambicioz, pasi Egnatia kërkon të jetë në Europë në sezonin tjetër. Në skuadër ka dy

brazilianë, një nigerian dhe një ganez... Kushtet në kontratë janë të shkëlqyera, ndërsa akomodimi im do të jetë në një hotel në Durrës. Gjithçka është e shkëlqyer. Nuk kam asnjë dyshim se do të jap kontributi­n e pritur për ekipin në përmbushje­n e objektivav­e. Dëmtimet janë lënë pas tashmë dhe mezi pres fillimin e përgatitje­ve më 4 korrik”, ka thënë Camaj.

OFERTA – Bashkë me Kristjan Vulajn, ai ka qenë tmerri i mbrojtjeve dhe portierëve në Mal të Zi. Tashmë, Camaj shpreh dëshirën e tij që pjesë e Egnatias të bëhet edhe Vulaj, i cili ka dalë lojtar i lirë pas përfundimi­t të kontratës me Deçiçin. “Do të isha i lumtur nëse Kristian firmoste me Egnatian. Ne jemi të integruar në mënyrë perfekte dhe pothuajse e kuptonim pa e parë njëri-tjetrin në fushë. Vulajt i ka skaduar kontrata dhe do ta bindë që ta pranojë ofertën e Egnatias. Dje ishin në Tuz përfaqësue­sit e klubit tim të ri dhe biseduan me të. Nga ana tjetër, Kristian ka shumë oferta tërheqëse nga Turqia, Koreja e Jugut dhe Rusia. Megjithatë, është një avantazh i madh nëse vjen në Rrogozhinë, pasi nga shtëpia jonë është vetëm 2 orë e gjysmë me makinë dhe për më tepër projekti është interesant”, përfundoi sulmuesi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania