Panorama Sport (Albania)

Dajan Shehi “po” Vllaznisë, Fangaj ikën dhe... thumbon

-

Ajo që kishte paralajmër­uar prej ditësh “Panorama Sport”, pritet të konfirmohe­t pikërisht sot. Mbrojtësi elbasanas, Dajan Shehi, pas një sezoni larg Vllaznisë, duke luajtur fillimisht me Partizanin dhe më pas me Skënderbeu­n, do të rikthehet në Shkodër. Shtatlarti Shehi dhe drejtuesit kuqeblu kanë rënë dakord dhe lojtari do të udhëtojë gjatë së shtunës në qytetin verior për të firmosur zyrtarisht kontratën e re, e cila do të jetë 1+1. Në një prononcimi­n ekskluziv për “Panorama Sport”, qendërmbro­jtësi ka konfirmuar gjithçka. “Kemi rënë plotësisht dakord dhe sot do të kryejmë edhe formalitet­et e kontratës, ndërsa më pas do të bashkohem me ekipin në stërvitje. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, edhe pse kisha disa opsione të tjera brenda Superiores dhe në Kosovë. Shkodra dhe Vllaznia janë në zemrën time. Mendoj se njeriu mëson edhe nga gabimet. Me Vllazninë kam kaluar vite të bukura dhe besoj se do të bëj të njëjtën gjë edhe në vazhdim”, është shprehur qendërmbro­jtësi Shehi, i cili në vitin 2021 arriti ta fitonte Kupën me Vllazninë, si dhe duke u shpallur nënkampion i vendit. Sot mbetet që gjithçka zyrtarizoh­et nga ana e klubit. LARGIMI – Abdurraman Fangaj nuk është më pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi i djathë i cili u ishte bashkuar shkodranëv­e me shpresën për të rifituar formën dhe një vend në formacion, nuk ia ka dalë që të sigurojë hapësirat që synonte dhe për këtë arsye ka mbyllur eksperienc­ën e tij në skuadrën e vendlindje­s. Klubi dhe vetë lojtari kanë njoftuar dje në rrjetet sociale “divorcin”, ndërsa Fangaj ka bërë edhe një mesazh enigmatik, duke lënë të kuptohet se diçka nuk kishte shkuar në këtë kthim të tij te shkodranët. “Nga sot nuk do jem më pjesë e KF Vllaznia. Faleminder­it të gjithë atyre që më ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi. Njëkohësis­ht jam i lumtur për sukseset që arritëm së bashku dhe plotësimin e ëndrrës së fëmijërisë, që një ditë të kontribuoj­a për qytetin tim. Jo çdo gjë shkoi ashtu siç dëshirova unë, pavarësish­t se kisha shumë pengesa për të ecur përpara. Unë jam mësuar që të keqen ta kthej me të mirë. Dashurinë që kam për ngjyrat kuqeblu nuk do të mundet askush të ma shuajë!”, shkruante Fangaj. “Panorama Sport” mëson se krahas Flamurtari­t që e kërkon prej javësh, në lojë për mbrojtësin është futur së fundmi edhe Teuta. Nuk përjashtoh­et mundësia që Fangaj të firmosë për durrsakët në ditët në vijim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania