Panorama Sport (Albania)

Josa mban boshnjakun Heriç

Klubi e kishte në listën e largimeve, por trajneri pëlqen mesfushori­n Vllaznia drejt Austrisë më 29 qershor, dy javë minifazë për ndeshjet europiane

- ADMIR URUÇI

Ndodh edhe kështu. Vllaznia kishte përgatitur prishjen e kontratës me mesfushori­n boshnjak, Elvedin Heriç, por ardhja e trajnerit Mirel Josa në muajin maj ndryshoi totalisht qëndrimin që klubi kishte për lojtarin. Heriç u afrua në verën e vitit të kaluar te kuqeblutë, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare, ashtu si bashkëkomb­ësi i tij, Zinedin Mustedanag­iç. Mirëpo, nëse ky i fundit iku duke lënë gjurmë vetëm në Kupën e Shqipëris, për Heriçin bileta konsideroh­ej thuajse e prerë me t’u mbyllur sezoni. Gjithsesi, Josa ka parë te boshnjaku cilësitë e një futbollist­i që mund t’i bëjë shumë punë Vllaznisë në vazhdimësi. Menjëherë trajneri e riktheu 25-vjeçarin titullar, duke luajtur pikërisht nga minuta e parë në dy ndeshjet e kampionati­t ndaj Egnatias dhe Kastriotit, e gjithashtu në finalen e Kupës kundër Laçit. Kësisoj, “Panorama Sport” mëson se Josa ka pasur një bisedë me drejtuesit pas përfundimi­t të sezonit dhe nga lista e largimeve, ka hequr pikërisht emrin e Heriçit, duke konfirmuar se e pëlqen mesfushori­n me tipare sulmuese dhe pritet ta aktivizojë sërish titullar në ndeshjet e Europës. Pas largimit të Ardit Krymit, sipas të gjitha gjasave treshja e mesfushës së Vllaznisë në ndeshjen ndaj Universita­tea Kraiovës do të Lorik Boshnjaku, Jonuzi dhe Heriç.

MINIFAZA – U mendua fillimisht Zllatibori në Serbi, por minifaza e Vllaznisë, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Austri. Burime në klub tregojnë se më 29 qershor skuadra do të zhvendoset në Austri, aty ku do të qëndrojë deri më 13 korrik. Një minifazë që do t’i vlejë shumë trajnerit Josa, teksa ekipi do të zhvillojë edhe disa miqësore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania