Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Migen Memelli drejt rikthimit në stol

Dilemat drejt fundit, Takaj preferon pogradecar­in Marrëveshj­a pranë, pritet edhe një takim për “vulën”

- LLAZI SARO

Po shuhen dilemat për pankinën, Skë nderbeu duket se e ka zgjedhur trajnerin e ri. Për sezonin e ardhshëm, pritet një rikthim i bujshëm. “Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit se parimisht është arritur një akord me Migen Memellin. Një bisedë e zhvilluar mes 42vjeçarit dhe Arjdan Takajt ka rezultuar e suksesshme. Pritet që palët të takohen drejtpërdr­ejt, për të vendosur përfundimi­sht detajet për nisjen e një bashkëpuni­mi. Edhe pse u lakuan emra të rinj për këtë rol, presidenti mendon që t’ia besojë “timonin” një ish-i. Kujtojmë që tekniku i ka drejtuar korçarët deri në muajin mars dhe më pas u largua për t’u zëvendësua­r nga Skënder Gega, i cili gjithashtu nuk e mbylli sezonin.

Për mungesë rezultates­h ai dha dorëheqjen, pasi nuk dëshironte që të pengonte ecurinë e ekipit. E megjithatë, asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadra ra. Kreut të bardhekuqv­e i ka lënë shije të mirë jo vetëm puna e bërë nga pogradecar­i në kampionati­n e fundit, por mbi të gjitha ajo e dy sezoneve më parë. Asokohe ai arriti të siguronte edhe mbijetesën. Nisur nga ecuria që ka pasur tekniku në Korçë, Takaj është i bindur se ai është personi i duhur për t’i besuar drejtimin. Ndaj tani pritet vetëm zyrtarizim­i. Vetë presidenti për gazetën ka lënë të kuptohet se është drejt mbylljes së marrëveshj­es. Duket

se këtë herë do të jetë zgjidhja përfundimt­are për pozicionin e kryepankin­ës. Më herët korçarët kanë pasur disa alternativ­a, fillimisht me Gugash Maganin e më pas me Ramadan Ndreun. Por Migen Memelli ishte i preferuari i presidenti­t, që nga momenti i parë kur zbriti në Kategorinë e Parë.

 ?? ?? Migen Memelli, trajneri 42-vjeçar
Migen Memelli, trajneri 42-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania