Panorama Sport (Albania)

Sefa “shkund” klubin: Nxitoni, nuk ndërtohet lehtë një ekip

-

Ka kaluar mesi i muajit qershor dhe Lushnja mbetet në “ajër”. Nuk kanë vendosur për stolin, nuk kanë nisur me rinovimet dhe as nuk flitet për afrime. Edhe pse klubi ka financa të shëndosha për sezonin e ardhshëm, po e merr me nge ndërtimin e ekipit. Kjo gjë shihet si shqetësim prej gjithkujt në qytet, ndaj i bëjnë apel bashkisë që të nxitojë. I të njëjtit mendim është edhe ish-trajneri Xhavit Sefa. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai shpreson që drejtuesit të zënë mend dhe evitojnë gabimet e së shkuarës. “Lushnja sapo doli nga një sezon i vështirë. Ka ardhur koha që të nxjerrë mësime për të ardhmen për të kapur problemati­kat, për t’u ngritur dhe përmirësua­r. Flasim për një klub që ka një buxhet 400 milionë vetëm nga bashkia dhe ka ‘frikë’ mos bjerë edhe një kategori më poshtë. Pse ndodh kjo? Për mua, kjo ka të bëjë edhe me mungesën e elementit vendës. Lushnja nuk po prodhon më lojtarë. Mendoj se duhet nxituar, së pari me caktimin e trajnerit. Nuk është e thjeshtë të ngresh një skuadër. Çdokush që do të jetë në stol kërkon kohë, sepse në fund të fundit mban edhe përgjegjës­i për përzgjedhj­en e kontingjen­tit. Janë kontaktet e para me futbollist­ët, caktimi i datës për të dalë në fushë dhe për t’u plotësuar. Duhet zgjidhur shpejt çështja e pankinës, por edhe me investimin në infrastruk­turë. Tani është koha më e mirë për të punuar, sidomos me fushën e stadiumit. Aktivitete­t janë ndërprerë dhe kur më mirë se tani. Edhe me terrenet stërvitjes gjithashtu, sepse do të fillojë përgatitja e ekipit. Çdo ditë ka rëndësinë e vet. Vonesat apo zvarritjet kanë pasoja. Unë kampionati­n që vjen e shoh shumë të vështirë për Lushnjën dhe kjo heshtje nuk më pëlqen. E gjithë kjo duke thënë se skuadrës vijon t’i mungojë një sponsor. Ka vite që Lushnja vuan mungesën e një sponsori dhe mungon një skuadër kompetitiv­e”, deklaroi ish-trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania