Panorama Sport (Albania)

Stoli i Dinamos, Dede në “sparkatë”

Orët e fundit ka dalë kandidat për të marrë drejtimin e bluve edhe trajneri i Erzenit Nuk përjashtoh­et mundësia as për të huaj, klubi: Jemi ende në bisedime për këtë çështje

- FATJON RUPI

Dinamo ra në Kate gorinë e Parë, por stolin e saj e duan të gjithë. Për vetë emrin, historinë dhe titujt që ka skuadra kryeqyteta­se, mbetet gjithmonë një “brand” i lakmuar në futbollin shqiptar. Klubi është në organizim e sipër për sezonin e ri, me objektivin të qartë: rikthimin e shpejtë në elitë. Pas mbylljes së çështjes së kontratave me një pjesë të titullarëv­e, radhën e ka trajneri i ri. Ata kanë marrë kohë në fakt për të shqyrtuar 2-3 alternativ­at që kanë, siç tha për gazetën edhe ortaku Kristjan Gjidodaj. “Panorama Sport” mëson ndërkohë se në skenë ka dalë një tjetër emër për pankinën. Pas Artan Mërgjyshit,

orët e fundit ka dalë si kandidat edhe Nevil Dede. Trajneri që drejtoi dhe ngjiti Erzenin pas 19 sezonesh mungesë në elitë, mund të jetë pasuesi i Rodolfo Vanolit. Disa ditë më parë gazeta publikoi lajmin

se klubi blu kishte arritur një akord paraprak me trajnerin Artan Mërgjyshi. Dhe ky akord mbetet ende në fuqi, por tashmë ish-trajneri i bluve ka një rival të fortë në garë dhe mbetet të shihet cili do të jetë vendimi përfundimt­ar i dy drejtuesve të Dinamos.

DEDE – Kandidatur­a e Nevil Dedes ka dalë në skenë ditët e fundit. Për këtë arsye edhe vendimi i drejtuesve të Dinamos nuk ka qenë i menjëhersh­ëm. Dede, ashtu si

Mërgjyshi, ka drejtuar në Kategorinë e Parë dhe në Superiore. Përveç Erzenit sezonin e fundit, ai ka drejtuar edhe Luftëtarin, Tiranën, Laçin dhe Kastriotin. Po ashtu, ai ka qenë edhe në krye të Kombëtares U-19 të Shqipërisë. Tani duhet pritur për të mësuar se cili nga dy trajnerët do të bindë klubin blu, gjithmonë duke përjashtua­r ndonjë surprizë të minutës së fundit. Ende pa u mbyllur sezoni i fundit, projekti i bluve ishte për të vazhduar me italianin Rodolfo Vanoli. Por kjo pistë u venit shumë shpejt. Më pas u fol për ishtrajner­in e Vllaznisë, Tomas Brdariç, që më shumë ishte një dëshirë e drejtuesve të klubit kryeqyteta­s. Pastaj Artan Mërgjyshi, me të cilin u duk gjithçka e kryer dhe tani

Nevil Dede. Blutë mbeten në pritje të vendimit zyrtar. Trajneri i ri do të diktojë edhe merkaton e verës, në mënyrë që më 10 korrik, kur Dinamo të grumbulloh­et, grupi të jetë sa më i plotë.

KLUBI – Në klub janë të pavendosur në fakt, aq sa nuk përjashtoh­et mundësia që trajneri të jetë sërish i huaj. Pasi doli emri i Nevil Dedes, me një njoftim ata paralajmër­onin: “FC Dinamo dëshiron t’ju bëjë me dije se është ende në bisedime për përzgjedhj­en e trajnerit të ri dhe lajmi i përhapur nga disa media që lidhin trajnerë të ndryshëm me klubin blu, nuk është i vërtetë. FC Dinamo do të komunikojë nëpërmjet kanaleve të saj në lidhje me çdo lajm që del nga klubi blu”.

 ?? ?? Nevil Dede, trajneri 47-vjeçar
Nevil Dede, trajneri 47-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania