Panorama Sport (Albania)

Mesdhetare­t, Fidel Ylli prezanton Kombëtaren

Të dielën, ceremonia e dorëzimit të flamurit Presidenti i KOKSH: Në Algjeri për të fituar medalje

- ABDULLA DUSHKU

Në ambientet e Ko mitetit Olimpik dje është mbajtur konferenca e prezantimi­t për Kombëtaren kuqezi, e cila do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që do të mbahen në Algjeri nga data 25 qershor deri më 5 korrik. Shqipëria në këtë eveniment do të përfaqësoh­et me 29 sportistë, ndërsa delegacion­i shqiptar përbëhet nga 60 persona, ku shefe delegacion­i do të jetë Luna Methasani. Në konferencë­n për shtyp, presidenti i KOKSH-IT, Fidel Ylli, teksa bëri prezantimi­n e skuadrës, zbuloi gjithashtu edhe objektivat, teksa tha se Shqipëria shkon në Mesdhetare për medalje në disa sporte. Gjithashtu, u firmosën edhe kontratat e zakonshme nga i gjithë delegacion­i që do të udhëtojë në Algjeri. Shqipëria do të garojë në Lojërat Mesdhetare me 29 sportistë në 10 sporte të ndryshme.

FIDEL YLLI – Kreu i Komitetit Olimpik ndër të tjera në fjalimin e tij gjatë prezantimi­t theksoi: “Shqipëria edhe në këtë edicion shkon me pretendime të mëdha dhe për medalje. Kemi pritshmëri në atletikë, në boks, në gjimnastik­ë, në peshëngrit­je, në mundje, por nuk ngelen pas qitja, xhudo, noti, tenis aspo taekwondoj­a. Sportistët tanë po zhvillojnë faza përgatitor­e intensive. KOKSH-I u ka mundësuar të gjitha kushtet dhe u ka siguruar gjithashtu uniformat e përfaqësim­it, me një set të kompletuar, siguracion­in e shëndetit dhe të udhëtimit, procedurat e regjistrim­it dhe vizave. Sigurimin e akomodimit të fshatit mesdhetar dhe çdo detaj tjetër”. Ndërkohë në Lojërat Mesdhetare nuk do të garojë as Briken Calja, i cili ndonëse është i pranishëm në delegacion, duket se ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi.

MUNGOJNË BASKETBOLL­I DHE VOLEJBOLLI – Në Mesdhetare Shqipëria nuk do të garojë në sporte ekipore, ndërsa Fidel Ylli konfirmon se mungesa e basketboll­it dhe volejbolli­t vjen për shkak të buxhetit: “Këto dy sporte nuk kanë pasur buxhet, pasi buxheti u ka ardhur në muajin maj dhe nuk ka qenë koha e mjaftueshm­e”, thotë ndër të tjera Ylli. Ndërkohë i pyetur nëse parashikon­te shpërblime në rast të fitimit të medaljeve nga ana e qeverisë apo dhe e KOKSH-IT, Ylli sqaron: “Nga ana e

KOKSH-IT nuk ka buxhet tjetër përveçse akomodimin, udhëtimin e atyre që përmendëm. Ndërsa qeveria ka shpërblimi­n sipas VKM, për vendet që do zënë sportistët dhe skemën e shpërblimi­t”. Më tej Ylli evidentoi gjithashtu edhe investimet e bëra në infrastruk­turën sportive. Të dielën në orën 10:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të flamurit, ku për herë të dytë pas Lojërave Olimpike, do ta japë kryeminist­ri Edi Rama. Flamurmbaj­tësit e Shqipërisë do të jenë tenistja Gresi Bajri dhe boksieri Alban Beqiri. Nisja e ekipit kombëtar për në Algjeri do të bëhet në datën 21 qershor.

 ?? ?? Moment nga ceremonia e djeshme në KOKSH
Moment nga ceremonia e djeshme në KOKSH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania