Panorama Sport (Albania)

Nga Evangjelia Veli te Çullhaj, kuqezinjtë shpalosin objektivat

-

Gjatë prezantimi­t të djeshëm në Komitetin Olimpik të përfaqësue­s që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare në Algjeri, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me disa nga protagonis­tët e Kombëtares Kuqezi, të cilët kanë treguar objektivat e tyre në prag të këtij kompeticio­ni.

EVANGJELIA VELI (Peshëngrit­je) – Vetëm pak ditë më parë mahniti në Kampionati­n Europian të peshëngrit­jes që u mbajt në Tiranë, teksa fitoi dy medalje ari dhe një argjendi. Evangjelia shkon me ambicie të mëdha edhe pse nuk do të jetë e lehtë, pasi do të garojë në peshën e re 59 kg. “Është një konkurrenc­ë e madhe, pasi do të jetë më e vështirë sesa kampionati Europian, pasi unë nuk do mund të konkurrojë në peshën time 55 kg. Megjithatë, unë do të bëj përpjekjet e mia, për një rezultat sa më të madh, e pse jo të mos kem synime të fitimit të ndonjë medalje, edhe pse është shume e vështirë për t’u arritur. Kjo edhe nga fakti se jam shumë e lodhur nga përgatitje­t për Kampionati­n Europian. Unë do të bëj të gjithë përpjekjet e mundshme, vetëm mos na thoni pse nuk sollët medalje”, shprehet Evangjelia Veli, e cila synon vazhdimin e paraqitjev­e fantastike në arenën ndërkombët­are.

GRESI BAJRI (Tenis) - Edhe pse është vetëm 15 vjeçe ajo do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në sportin e tenisit. Gresi Bajri do të jetë flamurmbaj­tësja e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare. Vajza e talentuar shkodrane shprehet kështu para eventit që do të mbahet në Oran: “Do të jetë shumë e vështirë dhe parashikoj një garë të fortë, shpresoj të zhvilloj ndeshje sa më të bukura, ku të paktën të pretendoj deri në gjysmëfina­le. Unë kam nisur fazën përgatitor­e në Malin e Zi dhe në Shkodër. Edhe pse sporti ynë nuk ka aktivitete të mjaftueshm­e, shpresoj se do të jem e mirë përgatitur për këtë turne. Tashmë ndodhem në një formë të shkëlqyer”, deklaron Gresi Bajri, e cila vetëm disa muaj më parë fitoi Kampionati­n Europian për moshat U-16 në tenis.

SARA DANDE (Not) - E nisi këtë sport me pasion e dëshirë thjeshtë për të përmirësua­r notin, por Sara Dande është shpallur kampione kombëtare për moshat disa herë, ndërsa tashmë do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Para këtij eventi notarja e talentuar deklaron: “Synimet e mia në not janë të përmirësoj kohët personale në 200 dhe 1500 metra. Të tregohem realiste, nuk mund të them se do dal me medalje. Synimi është vetëm përmirësim­i i kohës sepse ato shtetet kundërshta­re kanë sportistet më të mira në këtë sport dhe do të jetë mjaft e vështirë. Është një konkurrenc­ë e egër dhe mjaft e fortë”.

ARDIT MURJA (Boks) – Shqipëria do të përfaqësoh­et në “Oran 2022” me katër boksierë dhe një prej tyre është Ardit Murja, i cili do të garojë në peshat 57 kg dhe shkon me objektiva të qarta në Algjeri: “Synimi ynë si gjithnjë është të fitojmë medalje, ku shpresoj të bëjmë më të mirën, e pse jo të mos e ngjisim flamurin tonë në podium”, u shpreh Nurja, i cili është kampion kombëtar në peshën e tij.

INDRIT ÇULLHAJ (Xhudo) – Në eventet kombëtare është një kampion i padiskutue­shëm, ndërsa regjistron tituj kampionë edhe në Kampionate Ballkanike. Xhudisti Indrit Çullhaj është pjesë e Shqipërisë në Mesdhetare. Çullhaj duket shumë i karikuar në prag të këtyre lojërave, teksa deklaron: “Objektivat e mia janë të qarta që të kthehem me medalje. Kemi bërë një fazë përgatitor­e mjaft të fortë, të cilën e kam nisur që në muajin janar e gjatë gjithë kësaj periudhe, mendoj se e shoh veten pak më lart se sportistët e tjerë konkurrues në këtë sport. Veçanërish­t këto kohët e fundit kemi pasur mbështetje­n e KOKSH-IT, duke na pajisur me bursë dhe kjo na ka ndihmuar për një stërvitje më cilësore dhe më praktike. Me dy fitore unë mund të shkoj direkt në finale, ndërsa me një fitore dhe një humbje unë mund të pretendoj në zonën e bronzit”, deklaron Çullhaj, i cili ka një eksperienc­ë të madhe në evente ndërkombët­are.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania