Panorama Sport (Albania)

Pratali: Kristjani si “Oli e Benxhi”, por do mërzisë babain milanist

-

Françesko Pratali ka zhvilluar karrierën e tij në vitet ‘90 dhe 2000 si mbrojtës. Siena, Torino, por edhe Empoli ku ka qenë ndër të parët që ka diktuar talentin e Kristjan Asllanit. Aktualisht 43vjeçar, ish-lojtari ka zgjedhur faqet e së përditshme­s “Tuttosport” për të shpjeguar më mirë atë që ai sheh te mesfushori shqiptar i cili i është bashkuar së fundmi Interit. “Në nivel futbollist­ik u rrit te Buteze, pastaj në moshën 6-7 vjeç e këshillova të zgjidhte Empolin, ku luaja pasi ka qenë e vijon të jetë një klub që i vlerëson të rinjtë. E kujtoj si tani kur e pashë për herë të parë. Ishte përpara një kioske dhe do të blinte patatina, por topin nuk e ndante nga këmbët. Dukej me të vërtetë Oliver Haton nga ‘Oli e Benxhi’ (filmi vizatimor që bëri shumë breza, përfshirë edhe shqiptarë, që të pasionohes­hin pas futbollit). Që në moshën gjashtëvje­çare driblonte në mënyrë të jashtëzako­nshme. Kjo, pasi kalonte orë të tëra duke ushtruar në lagje dhe duke luajtur me miqtë. Kristjani ka qenë gjithmonë i fortë dhe diti të

shfaqte forcën e tij sapo iu dha mundësia”, deklaroi Pratali. TEKNIKA - Elozhe dhe detaje, por edhe elemente teknike që kanë përbërë ngahera repertorin futbollist­ik të Asllanit. Interi ka bërë një goditje perspektiv­e duke i besuar si zëvendës i Brozoviçit, por sipas Pratalit, elementet për t’ia dalë mbanë janë të gjitha. “Asllani

ka qenë gjithmonë i zoti me të dyja këmbët pa bërë diferencim­e. Mund të godasë në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën saktësi: diçka që të bën përshtypje tani, e lëre më kur si fëmijë paraqitej për të ekzekutuar goditjet nga këndi. Më bën përshtypje personalit­etit të Kristjanit. Ai luajti në ‘San Siro’ si të ishte në lagje.

Asllani është zëvendës-brozoviçi perfekt. Është dikush që e njeh topin e gjatë, por di të luajë edhe në hapësira të ngushta. Ka cilësi teknike dhe vrapon pa fund. Inzagi mund ta përdorë si regjisor, por edhe si i tretë në mesufshë. Për më tepër ka qenë gjithmonë interist. I tillë do të bëhet edhe i ati që simpatizon Milanin”.

 ?? ?? Françesko Pratali dhe Kristjan Asllani
Françesko Pratali dhe Kristjan Asllani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania