Panorama Sport (Albania)

Me Ferrarin zikaltër në ndjekje të Lukakut, Zhang merr në dorë tratativën

Sot mbledhje me Çelsin, italianët ofrojnë 10 mln për huazimin

-

“Kemi fituar tre trofe deri më tani dhe në momentin që mbërritëm nëse do të premtonim që në finale do ta mposhtnim Juventusin, askush nuk do të na besonte. Pandemia ishte e vështirë, por ne kemi fatin që futbolli të jep shumë emocion dhe të ndihmon të kalosh gjërat. Tani të mbyllim veshët ndaj zërave dhe spekulimev­e që vijnë jashtë shoqërisë dhe të përqendroh­emi te rruga jonë drejt fitoreve”. Ka qenë ky fjalimi që sipas “Corriere dello Sport” ka mbajtur presidenti Zhang në mbledhjen me kryesinë dhe punonjësit e Interit, si një mesazh për bashkim. Jo më kot 30-vjeçari është rikthyer në Milano për t’i dalë zot Interit të tij që po përpiqet të bëjë goditjet e duhura në merkato, ku duhet thënë se është klubi më aktiv i momentit. Nga gjetja e akordit me Mikhitaria­nin e Asllanin deri te Dibala e Lukaku, presidenti ka dhënë miratimin e tij për secilën prej lëvizjeve, madje për këtë të fundit ka këmbëngulu­r për të qenë vet prezent.

VIDEOKONFE­RENCA ME ÇELSIN

Me “Ferrarin” e tij zikaltër, presidenti është parë në rrugët që të çojnë në selinë e klubit, aty ku pasditen e djeshme do të realizohej videokonfe­renca me pronarin e Celsit, Tod Bohli, për të zgjidhur çështjen “Lukaku”, një mbledhje që u shty për ditën e sotme. Bisedimet mes klubeve

do të fokusohen këtë herë në çmimin për të cilin pritet të realizohet ky transferim, një transferim ku e vetmja gjë e sigurt është ende formula e huazimit. Nga ajo që filtron nga burimet pranë klubit, Çelsi ka pranuar të zbresë në 15 milionë euro, ndërkohë që Interi momentalis­ht është ndalur në 10 milionë euro, të cilave mund t’u shtohen

edhe bonuset për të realizuar huazimin e shumëpritu­r. Negociatat do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërkohë që zikaltrit shpresojnë se Çelsi do ta lejojë Lukakun t’i bashkohet skuadrës së Inzagit qysh javën e ardhshme, një lëvizje për të cilën Lukaku është gati të përgjysmoj­ë rrogën e tij deri në 7 milionë euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania